Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Për peshkim pa leje, bllokohet skafi i dy vëllezërve në Sarandë
13 Shkurt 2022, 15:47Nga DOSJA
SARANDË– Një skaf 4.5 metra i gjatë është bllokuar pasi rezultuar se lundronte pa dokumentacionin e nevojshëm. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se skafi në fjalë drejtohej nga dy vëllzërit me inicialet E. SH., dhe S.SH., të cilët janë proceduar penalisht. Vëllezërit kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit apo të mjetit lundrues.
Njoftimi zyrtar:
Policia Kufitare bllokon një mjet lundrues skaf, pa dokumentacion përkatës. Procedohen penalisht 2 vëllezër. Policia Kufitare e Sarandës, gjatë patrullimit në det, në zonën e Ksamilit ka konstatuar dhe më pas bllokuar një mjet lundrues skaf, 4.5 metra, pa dokumentacion që drejtohej nga shtetasi E. SH., së bashku me vëllain e tij shtetasin S. SH. Policia Kufitare ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë dy vëllezërit, për veprime të mëtejshme. Në vijim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë rezultoi se ky shtetas, së bashku me shtetasin S. Sh., kishin dalë për peshkim pa njoftim si dhe nuk dispononin dokumentacionin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin e peshkimit dhe nuk dispononin asnjë dokument për mjetin lundrues (skaf). Në përfundim të veprimeve dy vëllezërit janë proceduar penalisht për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Pedagogu Arlind Qori është shprehur se në Shqipëri shteti nuk njeh një minimum jetik bazik që dikujt i duhet që të mbajë frymën gjallë. I ftuar disa...
VLORË– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në njëoftimin e Policisë së Vlorës bëhet me dije se A. J., 29 vje&c...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli ditën e sotme në një konferencë për shtyp nga Selia. Basha ripërsëri akuzat e tij për &cced...
Nuk janë vetëm ish-partnerët që ua nxijnë jetën ish-ave të tyre përmes mesazheve apo qepjes këmba-këmbës. Por edhe një fqinj, apo shok i të njëjtës gjini mund t...