Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dosja 339, Italia kërkon ekstradimin e kreut të bandës së Shijakut, Hajri Seferi ankimon në Gjykatë
23 Maj 2019, 09:11Nga DOSJA
TIRANË-Dosja 339 vazhdon të prodhojë lajm për drejtësinë shqiptare, por duket se e përfshirë është edhe drejtësia italiane.
Dosja.al ka mësuar se drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin e Hajri Seferit. Seferi është i arrestuar në sajë të operacionit “Vol- Vo 4”, dhe cilësohet si kreu i bandës së Shijakut.
Seferi është i akuzuar si i përfshirë edhe në dosjen 339.
Po të njëjtat burime, bëjnë me dije se kundër këtij vendimi ka dalë vetë Seferi dhe avokati i tij, pasi sipas tyre, Seferi po hetohet nga drejtësia shqiptare dhe jo nga ajo italiane.
Avokati i Seferit ka depozituar një ankimim në gjykatën e Apelit në Durrës, dhe pritet vendimi i këtij organi për të parë çfarë do të ndodhë me ‘fatin’ e Hajri Seferit.
Ai ishte shpallur nga shteti italian në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe organizim të një grupi të strukturuar kriminal.
Çfarë është dosja “339”?
Prej kohësh Partia Demokratike akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve. Akuzat e PD, lidhen me disa përgjime që kanë dalë në media, ku Dako komunikon me njërin nga anëtarët e bandës së Avdylajve, Altin Avdylaj. Sipas PD, Dako bashkëpunoi me Avdylajt për të blerë votat në Durrës, por këto akuza janë hedhur poshtë nga kryebashkiaku, i cili ka thënë se komunikimet me Avdylajt kanë qenë në kuadër të fushatave elektorale dhe pa asnjë prapavijë kriminale.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Prokuroria për Krime të Rënda mori në pyetje Fredi Belerin, i cili është vënë nën hetim për akte terroriste.Pas 25 vitesh nga ngjarja, disa muaj më parë, Prokur...
TIRANË-Flasin familjarët e Ervin Dervinës që humbi jetën dje në aksident në Rumani bashkë me gruan e tij.Familjarët e Dervinës, që jetojnë në Elbasan, janë...
Tiranë- Në protestën e minatorëve ka përplasje mes protestuesve dhe policisë pasi këta të fundit kanë tentuar të afrohen te godina e Parlamentit duke kaluar gar...
TIRANE- Prokuroria e Krimeve të rënda ka thirrur sot 8 persona për t’u pyetur për “Masakrën e Peshkopisë”. Mes të thirrurve, mësohet se është edhe Mihallaq Kok...
TIRANË- Minatorët janë mbledhur sot përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, ku po zhvillohet seanca plenare e radhës. Ata po protestojnë lidhur me “stat...
Tiranë- Hyrja e Komisariati numër 6 në Tiranë është shembur 4 muaj pas inagurimit. Më 11 janar të 2019 godina e Komisariatit numër 6 është inaguruar nga ministr...
VLORË- Një 23 vjeçar në Vlorë ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi ai është kapur me dy armë dhe 240 doza kokainë në makinën e tij.Sipas një nj...
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Shënjestra”.Operacioni për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike të fortaNë pranga 3 shtetas, si dhe s...
Tiranë- Pasditen e djeshme hyrja e Komisariatit numër 6 në Tiranë është shembur. Për këtë ngjarje nuk raportohen persona të lënduar.Theksojmë se pas rikonstrukt...