LIVE UPDATES
Aktualitet

Dhuna në protestë, Avokati i Popullit nxjerr raportin paraprak: Janë arrestuar 124 persona, mes tyre 57 të mitur, situatë e

11 Dhjetor 2020, 20:20 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Avokati i Popullit nxjerr raportin paraprak:

TIRANË– Avokati i Popullit ka nxjerrë raportin paraprak për të arrestuarit në protestën e sotme. Në reagimin zyrtar, AP-ja shkruan se në total janë shoqëruar 124 persona, nga të cilët 57 të mitur. Sipas Avokatit të Popullit, të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre dhe në momentin e inspektimit janë gjendur vetëm 2 të mitur të arrestuar, njëri 16 vjeç dhe tjetri 17 vjeç, por që gjithsesi ky është një numër shumë i lartë të shoqëruarish krahasuar me herët e tjera.

Ajo që përbën problem sipas Avokatit të Popullit është fakti se në komisariate ka pasur dyndje të shoqëruarish duke tejkaluar kapacitetet e tyre. Dhe që të miturve, sipas deklaratave të marra, u është bërë presion nga efektivët që të pranojnë se kanë ushtruar dhunë në protestë dhe kanë kryer akte të paligjshme. Referuar rastit të gazetarit Xhoi Malësia, sipas AP-së, shpjegimi verbal nga autoritetet policore ishte se ai nuk është trajtuar si i shoqëruar dhe nuk është mbajtur në dhomat e shoqërimit.

Raporti i plotë: Avokati i Popullit, pas protestave të zhvilluara dy ditët e fundit, kreu ditën e sotme një seri inspektimesh dhe vizitash në komisariatet e kryeqytetit si dhe në qendrat shëndetësore kryesore. Grupet e punës të Avokatit të Popullit kanë ndjekur nga afër jo vetëm protestën e dy ditëve të fundit, por edhe situatën pasuese, gjatë shoqërimeve të qytetarëve nga ana e Policisë e do të vijojnë ta bëjnë një gjë të tillë në vijim në përputhje me mandatin tonë të përcakuar në ligj. Duke theksuar nevojën për ushtrimin në mënyrë paqësore të së drejtës së protestës e duke kërkuar vetëpërmbajtje, konstatojmë se numri i të shoqëruarve ka qenë i lartë: 124 persona, nga të cilët 57 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre dhe në momentin e inspektimit janë gjendur vetëm 2 të mitur të arrestuar, njëri 16 vjeç dhe tjetri 17 vjeç. Ky është një numër disa herë më i lartë se kapacitetet e shoqërimit dhe ndalimit në drejtoritë vendore dhe komisariatet e kryeqytetit, të cilat kanë mundësi akomodimi vetëm për 33 të shoqëruar dhe rreth 25 të arrestuar. Këto janë kapacitetet në gjendje normale, pa marrë në konsideratë masat shtesë të distancimit për shkak të emergjencës shëndetësore. Në momentin e inspektimit ka pasur në total një numër prej 52 të arrestuarish. Dhomat e sigurisë ishin të pajisuara me dezifektantë dhe në disa prej tyre kishte maska por nuk ishin në numer të mjaftueshëm për ta. Nga të ndaluarit, pati vetëm një numër të kufizuar pretendimesh për veprime të dhunshme nga ana e punonjësve të Policisë por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Gjithashtu Avokati i Popullit ka konstatuar se përgjatë shoqërimeve në Polici të pjesëmarrësve në protestat e fundit, janë shoqëruar edhe disa të mitur nën moshën 14 vjeç dhe se procedurat e shoqërimit për ta kanë paraqitur disa probleme për të cilat do të kryhet një hetim i thelluar. Avokati i Popullit ngre shqetësimin se problemet në lidhje me mbipopullimin apo procedurat përkatëse për shoqërimin e shtetasve në përgjithësi por edhe në kushtet e emegjencës shëndetësore në veçanti kanë mbetur të pa-adresuara dhe situata mbetet problematike inspektim pas inspektimi. Në Komisariatin nr.3, ishin shoqëruar 13 të mitur të cilët ishin lënë më pas të lirë, pas kryerjes së procedurave. Në momentin e vizitës së përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, në këtë Komisariat mbaheshin 5 persona të arrestuar, nga të cilët njëri paraqiste probleme shëndetësore të karakterit mendor. Këta persona mbaheshin në kushte të papërshtatshme për ruajtjen e shëndetit të tyre, pasi kapaciteti në këtë Komisariat ishte vetëm për 3 persona. Në këtë komisariat rezultoi se për asnjë person nuk ishin plotësuar kartelat mjekësore. Në Komisariatin nr.1 situata paraqitej më komplekse për shkak të numrit masiv të të shoqëruarve që ishin sjellë këtu. Në këtë Komisariat ishin shoqëruar fillimisht rreth 50 persona, nga të cilët 24 të rritur dhe 25 të mitur, këta të fundit, pa raport shërbimi. Të miturve u ishin marrë gjeneralitetet dhe ishte komunikuar me prindërit. Gjatë momentit të inspektimit në dhomat e shoqërimit dhe ndalimit në Komisariatin nr.1 ishin 16 persona, nga 6 persona që ishte kapaciteti. Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar 38 persona, 10 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç. Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 10.12.2020, janë shoqëruar 17 veta, 9 prej të cilëve nën moshën 18 vjeç. Këta të fundit janë lënë të lirë një orë pas shoqërimit. Të gjithë të arrestuarit u intervistuan për veprimet e kryera në protestë. Disa prej tyre pretenduan se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme. Disa të tjerë pretenduan se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Dy të miturit, të pyetur nëse kanë qenë të pranishëm avokati apo psikologu gjatë marrjes në pyetje, u përgjigjen se janë pyetur vetëm nga punonjësi i Policisë i cili i ka bërë presion të pranonte se kishin kryer veprime të dhunshme. Ata pretenduan se avokati ka ardhur në një moment të dytë dhe ka firmosur dokumentat që mbanin me vete (procesverbal të arrestimit, procesverbal të kontrollit personal dhe letrën e të drejtave të të miturit nën hetim). Për sa i përket rastit të punonjësit të medias Xhoi Malësia, shpjegimi verbal nga autoritetet policore ishte se ai nuk është trajtuar si i shoqëruar dhe nuk është mbajtur në dhomat e shoqërimit. Gjithashtu, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë monitoruar dje dhe sot Qendrën Kombëtare të Shërbimit Mjekësor për të marrë informacion mbi numrin e personave që kanë marrë shërbim mjekësor në urgjencë përgjatë dy ditëve të protestave të dt.09.12.2020 dhe 10.12.2020. Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se të gjithë personat e paraqitur në urgjencë në të dyja ditët e protestës kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Më konkretisht ditën e parë të protestës janë paraqitur për tëmarrë ndihmë mjekësore 14 efektivë të policisë dhe 2 protestues, ndërsa ditën e dytë 5 efektivë të Policisë dhe 2 protestues. Punonjësit e Policisë paraqisnin kryesisht dëmtime të shkaktuara nga hedhja e gurëve dhe sendeve të forta. Një prej tyre që kishte pësuar dëmtime të syrit, paraqiste gjendje më serioze. Nga verifikimi i regjistrave mjekësorë, rezultoi se të gjithë personat e mësipërm kanë marrë mjekim e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, me përjashtim të një punonjësi Policie që kishte marrë dëmtime në këmbë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit protesta per klodian rashen avokati i popullit protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet