Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Drogë, armë dhe të dehur në timon, arrestohen gjashtë persona në Tiranë
16 Maj 2021, 07:23Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se është arrestuar 30-vjeçari me inicialet F.Z., pasi u kap me kanabis, E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë dhe i riu me E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë.
Njoftimi i policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : F. Z., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ; E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ; V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Efekivët e Policisë së Shtetit kanë ushtruar sërish kontrolle në rrugën ‘5 Maj”, aty ku u shënua vrasja e Mehmet Qemës gjashtë ditë më parë. Sipas ...
TIRANË– 49-vjeçarja me inicialet F.Z., është vënë në pranga pasi akuzohet se është shkaktarja e aksidentit të rëndë të ndodhur një natë më parë në z...
DURRËS– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar ...
SARANDË– Efektivët e forcave “Shqiponja” në Sarandë kanë shoqëruar një person, pasi ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë uniformat e Shtetit. Videoja e p...
TIRANË– Pjesa e parë e ditës mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në skajin ve...