Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Eleminohet rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës, vështirësohet ndërhyrja në Majën e Rrunës
7 Gusht 2021, 14:03Nga DOSJA
TIRANË– Rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës është eliminuar. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Mbrojtjes, e cila shton në njoftim se puna vijon ende në Gadishullin e Karaburunit, ku flakët janë aktive.
Sipas MM-së, në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar edhe në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit.
Njoftimi i plotë:
Eleminohet rreziku në vatrat e zjarrit në Dukat e Gjirin e Gramës. Po vijon puna për izolimin e plotë të flakëve në të gjithë sipërfaqen e prekur në Gadishullin e Karaburunit, në qarkun e Vlorës. Gjithashtu është shuar zjarri pranë pikës kufitare Rips në fshatin Livadhja, në bashkinë Finiq, duke shmangur rrezikun për banesat. Zjarri në fshatin Gjorgos, njësia administrative Cakran, bashkia Fier po mbahet nën kontroll, ndërsa ka vijuar puna me helikopterin çek për shuarjen përfundimtare të tij.
Në Kepin e Rodonit, në Durrës është raportuar një vatër zjarri, për të cilën po vijon puna për vënien nën kontroll nga forcat në terren. Nuk paraqitet rrezikshmëri. Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në malin e Xhyrës, në bashkinë e Librazhdit. Ai po shuhet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë. Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka vijuar të zgjerojë perimetrin, duke shkaktuar tym në të gjithë kodrën. Forcat po punojnë për të ndërprerë vijën e zjarrit në afërsi të rrugëve të fshatit. Ndërkaq është izoluar plotësisht zjarri në fshatin Munellë-Domgjon, bashkia Mirditë. Vijon të paraqitet e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit në Majën e Rrunës, në Kukës, ku forcat po punojnë për të mos lejuar përhapjen e flakëve në zonat e banuara. Nën kontroll mbeten flakët në fshatin Klysyrë të bashkisë Tropojë si dhe në Vermosh të Malësisë së Madhe.
TIRANË– Për të fituar shtetësinë shqiptare mjafton një tarifë prej 10 mijë lekësh, ndërkohë që për ta lënë atë, kosto është edhe më e ulët, 30 euro. Në deb...
SHQIPËRI– Meteorologu Hakil Osmani është shprehur se temperaturat e ditëve në vijim do të jenë sërish përvëluese. Në një prononcim për Report TV, Osmani th...
TIRANË– Dy javët e fundit kanë sjellë në qendër të vëmendjes ata, heronjtë e situatave të vështira, zjarrfikësit.Kamerat kanë fiksuar uniformat portokalli ...
FIER– Gruaja e Petrit Arapit i cili u arrestua ditën e sotme pasi akuzohet se ka përdhunuar 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara ka mohuar ngjarjen e rëndë...
SHKODËR– Fundjava ka sjellë një trafik të rënduar në rrugët e Shkodrës.Situata paraqitet më problematike në hyrje dhe në dalje të qytetit, aty ku var...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes njofton se janë eliminuar vatrat e zjarrit në Dukat dhe në Gjirin e Gramës. Pas punës së intensifikuar të forcave opera...
LEZHË– Të rinjtë në Velipojë janë revoltuar pasi muzika ndaloi në një club. Të gjithë njëzëri u dëgjuan të bërtisin : Rama ik! Thirrja e tyre vjen pa...
FIER– Dhjetëra hektarë pyll me pisha janë nën pushtetin e flakëve në fshatin Gjorgos të Fierit. Zjarri ka filluar mëngjesin e së shtunës dhe i ndihmuar ng...