LIVE UPDATES
Politike

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli kërkon dorëheqjen e Bashës dhe shpall kandidaturën: Dështuam të frymëzonim opozitën dhe el

27 Prill 2021, 13:21 Nga DOSJA
Ish-deputeti Fatbardh Kadilli kërkon dorëheqjen e Bashës dhe

TIRANË- Fatbardh Kadilli, ish-deputet i Partisë Demokratike, njëherazi anëtar i Këshillit Kombëtar ka pranuar humbjen. Në një reagim në rrjetet sociale, Kadilli thotë se PD dështoi që të ngrinte frymëzimin në elektoratin gri dhe atë opozitar. Ai i kërkon kryesisë së PD që të mblidhet ndërsa bën Bashën përgjegjës për humbjen. Kadilli thotë se Basha duhet të largohet për të dhënë dorëheqjen njësoj siç ka bërë edhe lideri historik i PD, Sali Berisha.

POSTIMI I PLOTË I FATBARDH KADILI: 

Sot demokratët dhe opozitarët në Shqipëri ndihen të trishtuar.
Partia jonë dështoi në krijimin e mekanizmave dhe të besimit popullor për t’u përballur me të keqen. Me makinerinë propagandistike, financiare dhe abuzuese të pushtetit.
Ne nuk arritëm ta frymëzojmë mbështetjen e gjerë opozitare, dhe as elektoratin gri, për t’i dhënë votës forcën dhe vlerën që ka në demokraci.
Ne nuk arritëm që të kapërcenim presionin, blerjet, makinacionet, joshjet dhe hilet e sistemit të ngritur nga ky pushtet.
Ne nuk arritëm t’a kthenim në frymë ndryshimi zhgënjimin popullor.
Si rrjedhojë jemi përballë këtij rezultati. Të cilin nuk e shmangim dot as me fajësim të njëri-tjetrit, as me taktika kalimtare, dhe as me demonizim të kundërshtarit.
Rezultati negativ është i pamohueshëm.
Të gjithë bashkë duhet të analizojmë mangësitë personale dhe kolektive në këtë humbje. Duke mos harruar: si në çdo skuadër, drejtuesi mban përgjegjësinë e humbjes, siç do të merrte edhe dafinat e fitores.
U bëj thirje demokratëve: ndërkohë që nxjerrin konkluzione, të përmbahen nga etiketimi i atyre që nuk na zgjodhën ne, që nuk menduan si ne, që nuk na panë ne si alternativë. Kërkimi i arsyeve të humbjes duhet filluar te vetja dhe te kundërshtari politik, asnjëherë te votuesi dhe zgjedhja e tij.
Ne duhet ta pranojmë se nuk kishim një propozim fitues për Shqipërinë. Alternativa jonë ishte vetëm kryetari i partisë, që u dëshmua përsëri e pamjaftueshme.
Duke ndjerë keqardhje dhe solidarizim të plotë me sakrificën e demokratëve dhe strukturave të partisë gjatë një opozite 8 vjeçare, jo pak here edhe të pabusull, kërkoj largimin e menjëhershëm nga funksionet drejtuese dhe dorëheqjen e Lulzim Bashës.
Jo vetëm për faktin se partia gjendet sot përballë humbjes së tretë, por më shumë se kaq, ky është një model që ka shterruar.
Me anë të këtij akti, ai jo vetëm njeh përgjëgjësitë për rezultatin, por edhe respekton një standard të vendosur në Partinë Demokratike nga paraardhësi dhe themeluesi i kësaj force, Sali Berisha.
I bëj thirrje Kryesisë të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri. Nuk kemi kohë për të humbur. Përpara shqiptarëve kemi misionin për një opozitë të re!
Gjithashtu, shpall sot kandidimin për detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.
Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen. Ne jemi parti e vlerave dhe forcës; trashëgimtare e Lëvizjes së Dhjetorit, besimtare e kredos: ‘e duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.
Me këtë rast, si anëtar Kryesie dhe si Kandidat për Kryetar, u bëj thirrje numëruesve dhe vëzhguesve, që sot janë në krye të punës më të vështirë, mbrojtjes së vullnetit të mbështetësve të opozitës dhe çdo shqiptari, të bëjnë të gjitha përpjekjet për të numëruar dhe ruajtur çdo votë.
Nga sakrifica e tyre sot fillon ringritja nesër.
Iu bëj thirrje të gjithë demokratëve të mos dorëzohen.
Ne duhet të kthehemi te thelbi i misionit tonë, ringritja si parti e shpresës së shqiptarëve.
Ringritja fillon që sot.

Lajmi kryesor: Shqipëria zgjodhi PS/ Si e sheh politika rezultatin e zgjedhjeve, kandidatët demokratë të hapur me rivalët, ‘heshtje’ në PD e Presidencë, nga LSI nis pranimi i humbjes (ZHVILLIMET)

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli rezultati i zgjedhjeve doreheqja e lulzim bashes fatbardh kadilli rezultati i zgjedhjeve

Sondazh

Poll
Politike 27 Prill 2021, 13:05

TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme duke dhënë detaje lidhur me procesin e numërim...

Politike 27 Prill 2021, 11:47

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese doli Pa...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet