Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Ishte në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë, arrestohet 41-vjeçari
21 Qershor 2019, 14:02Nga DOSJA
TIRANË- Një 42-vjeçar është arrestuar sot nga Policia pas ishte shpallur në kërkim për sulmin ndaj KZAZ-së në Kavajë. Sipas një njoftimi nga Policia bëhet me dije qytetari me iniciale E.D. 41-vjeç akuzohet për disa vepra penale.
“Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je”, shkruhet në njoftim.
NJOFTIMI I PLOTË
Ndalohet një ndër personat e shpallur në kërkim, i dyshuar kryesor, për sulmin ndaj KZAZ-së nr.42 dhe ndaj punonjësve të Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, bazuar në prova filmike, raporte shërbimi dhe prova të tjera të grumbulluara në lidhje me aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe KZAZ-së nr 42 Kavajë në protestën e datës 19 Qershor 2019, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: E.D., 41 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, i mbetur në tentativë, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullimee manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”
Ky shtetas në datë 19.06.2019, gjatë zhvillimit të protestës para KZAZ nr 42 Kavajë, duke tentuar të hyjë me forcë në ambjentet e KZAZ-së ka qëlluar me sende të forta, mjete piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë të dislokuar në shërbim pranë kësaj KZAZ-je. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar, të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme.
Kujtojmë se pak ditë më parë qindra qytetarë tentuan që të futeshin brenda KZAZ-së në Kavajë, duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve. Ata u përplasen me Policinë ku nuk mungoi as hedhja e gazit lotsjellës. Përplasjet sollën dhe dëmtime të disa qytetarëve dhe policëve.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TROPOJË- Gjykata e Tropojës ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 3 nga personat, të cilët sulmuan KZAZ-në, në shenjë proteste për të larguar m...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka ndryshuar ditën e sotme masën e arrestit për Florenc Hoxhën, ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës, i cili është lënë ...
BURREL- Janë rivendosur sot materialet zgjedhore në KZAZ-në nr.16 në Burrel. Mbështetësit e opozitës dy ditë më parë, dogjën materialet zgjedhore në këtë KZAZ, ...
TIRANË- Prefektët që kanë në qarkun e tyre bashki të drejtuara nga opozita, i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që KZAZ-të të zhvendosen nga am...
Lezhë- Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Tonin Prendi (Ndojin) pasi vrau me armë tre ditë më parë kryeplakun e fshatit Mërqi, Gjin Markun...
PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Përmet, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në punë. Ngjarja ndodhi rreth or...
Lezhë– Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Tonin Prendi (Ndojin) pasi vrau me armë tre ditë më parë kryeplakun e fshatit Mërqi, Gjin Markun...
Tiranë- Në Xibër të Klosit, në rrugën e Arbrit është gjendur i pajetë Agim Meta, punëtor i një nga firmave që po ndërtojnë këtë autostradë. Trupi i tij është gj...