LIVE UPDATES
Aktualitet

Kalon Vettingun ish-gjyqtarja e çështjes “Shullazi”, Saida Dollani

21 Qershor 2019, 08:35 Nga DOSJA
Kalon Vettingun ish-gjyqtarja e çështjes “Shullazi”,

Tiranë- Në detyrë është konfirmuar gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda, Saida Dollani.  Sipas hetimit të KPK-s ajo nuk kishte probleme me pasurinë, anën profesionale si dhe figurën morale.  Nga publiku për Dollanin kishte edhe 7 denoncime, për të cilat KPK tha se nuk kishte indicie për të provuar pretendimet.

Theksojmë se Saida Dollani ka qenë gjyqtare e çështjes Shullazi, por tashmë nuk është më pas kërkesës së Gilmando Danit. (lexo këtu)

Seanca dëgjimore e Dollanit: 

Dollani u përball me vetingun të enjten, gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese e KPK përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Lulzim Hamitaj anëtar. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Marie Tuma.

Relatorja e çështjes, Valbona Sanxhakatari u shpreh në fillim të seancës dëgjimore se Komisioni e ka kryer rivlerësimin e gjyqtares Dollani në të tri kriteret. Sipas raportit të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesit, ILDKPKI të dorëzuar pranë KPK-së, gjyqtarja Saida Dollani ka deklarim të saktë të pasurisë. Në të njëjtat përfundime ka arritur edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Nga hetimi administrativ nuk janë evidentuar probleme në dhurimin e një apartamenti me sipërfaqe 79 m2 në Tiranë. Sipas realtores Sanxhaktari, kjo pasuri i është falur Dollanit prej motrës së saj dhe bashkëshortit të kësaj të fundit, të cilët jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se motra e Dollanit ka qenë në Shqipëri kur është realizuar kontrata e dhurimit. Gjithashtu, Sanxhaktari u shpreh se rezulton që Dollani të ketë paguar detyrimet lidhur me kalimin e kësaj pasurie në pronësi të saj dhe se nuk janë gjetur indicie për të ngritur dyshime rreth ligjshmërisë së burimit të krijimit.

Lidhur me likujditetet, Komisioni ka konstatuar se në llogarinë rrjedhëse të Dollanit gjendeshin 45 euro dhe se ajo ka deklaruar 5 mijë lekë gjendje cash nga paga.

Komisioni ka evidentuar një “overdraft” dhe një kredi konsumatore 300 mijë lekë si edhe një llogari bankare me kartë krediti me mundësi tërheqje 700 euro. Sanxhaktari pohoi se llogaria me kartë krediti me shumë të limituar tërheqjeje nevojitej për t’i dhënë mundësi djalit të gjyqtares Dollani që studion në Francë, të tërheqë para prej andej.

Komisioni ka verifikuar edhe për shpenzimet e studimeve dhe jetesës së dy djemve të gjyqtares Dollani në Francë. Relatorja Sanxhaktari u shpreh se, djali R.P. i cili ka përfunduar shkollën e mesme në Tiranë në vitin 2012, në vjeshtën e këtij viti rezulton të ketë nisur studimet në Francë në një universitet publik me tarifë vjetore 1600 euro.

Sipas Komisionit, ai vazhdon ende studimet për drejtësi në një universitet publik dhe se paguan si tarifë vjetore 400 euro. KPK ka verifikuar edhe shpnezimet për akomodimin dhe jetesën e tij dhe ka konstatuar se të gjitha pagesat janë kryer nëpërmjet sistemit bankar.

Sanxhakatari pohoi se një vit më pas, në vjeshtë të 2013-ës, ka shkuar për studime në Francë edhe djali i dytë i Dollanit, H.P. Nga verifikimet komisioni ka konstatuar se ai ka paguar si tarifë vjetore për universitetin 400 euro në vit. Ndërkohë, ka marrë ndihmë për strehim gjatë viteve 2013-2016 nga një organizatë sociale dhe paralelisht me studimet është i angazhuar në punë prej nga gjeneron të ardhura.

Sanxhaktari pohoi se deklarimet e gjyqtares Dollani lidhur me shpenzimet për studime të dy djemve në Francë, përputhen me rezultatet e konstatuara gjatë hetimit administrativ, duke i konsideruar ato të sakta. KPK arriti gjithashtu në përfundimin se ajo ka pasur burime të ligjshme për gjithë shpenzimet e kryera.

“Nga analiza financiare rezulton se ka pasur burime të mjaftueshme, se standardi i jetesës është modest dhe në përputhje me statusin social,” tha relatorja.

Dollani u vlerësua pozitivisht edhe në kriterin e figurës. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe KPK kanë arritur të konkluzionin se gjyqtarja Dollani është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës përsa i përket kriterit të pastërtisë së figurës.

Komisioni ka konstatuar aftësi shumë të mira edhe në aspektin profesional të gjyqtares Dollani dhe se në asnjë rast nuk janë evidentuar problematika, ankesa apo masa disiplinore.

Nga shtatë denoncime që janë depozituar pranë KPK-së, në asnjë prej tyre nuk janë gjetur indicie për të kryer hetime. Ndryshe nga subjektet e tjera që janë denoncuar kryesisht nga qytetarët në KPK, Dollani ishte denoncuar nga Emiljano Shullazi.

Saida Dollani kryeson trupën gjykuese në procesin e bllokuar kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda. Sipas relatores Valbona Sanxhaktari, Shullazi ka pretenduar në denoncim se Dollani ka cenuar procesin gjyqësor, por ai nuk është marrë parasysh nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

“Për shkak se çështja është ende në shqyrtim, nuk mund të hetohet,” tha relatorja Sanxhaktari.

Në fund të seancës dëgjimore, gjyqtarja Saidia Dollani u shpreh se ishte plotësisht dakort me rezultatet.

“Ju falënderoj për transparencën”, u shpreh ajo

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ish gjyqtarja e shullazit kalon vettingun saida dollani ish gjyqtarja e shullazit kalon vettingun saida dollani

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen