Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
GRAMSH– Një person ka rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë prishur qetësinë publike, pas sherrit të ndodhur në Grmash, gjqë që u raportua mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë që katër persona të tjerë, gjithashtu të përfshirë në sherr, janë proceduar penalisht për të njëjtën arsye.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Gramshit, mësohet se personat me inicialet A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D. Pasi e kanë tepruar me alkoolin, persona në fjalë, janë konfliktuar fizikisht në lokalin e personit me iniciale O. D., duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike.
Pas këtij sherri, vëllai i të riut me inicialet F.B., kishte bërë një denoncim se dy oersona ja kishin marrë me forcë të vëllanë, por kjo gjë nuk ka rezultuar e vërtetë, pasi policia e ka gjetur në banesë personin që ishte pretenduar se ishte marrë peng. Kështu, efektivët kanë hedhur poshtë pretnedimin e personit në fjalë.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh. Për prishje të qetësisë publike u proceduan penalisht personat: A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç, ndërsa ky i fundit që ishte edhe pronari i lokalit do të ndëshkohet për moszbatimin e protokolleve të sigurisë, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.
Njoftimi i policisë Gramsh
Në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe nën efektin e pijeve alkoolike, prishën qetësinë publike duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, vihet në pranga 30-vjeçari, shpallet në kërkim një 31-vjeçar, si dhe procedohen penalisht edhe 4 personat e tjerë të përfshirë në konflikt. Ndëshkohet me masë administrative për shkelje të protokollit të sigurisë pronari i lokalit ku ndodhi konflikti. Shërbimet e Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit për një konlikt mes disa personave në një lokal dhe se shtetasi që njoftoi Policinë pretendonte se i kishin marrë me forcë në mjet të vëllanë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ngritën pika kontrolli, me qëllim kapjen e personave që pretendohej se kishin marrë forcërisht 33-vjeçarin. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasit A. B. e F. B. kishin konsumuar pije alkoolike në një lokal, bashkë me shtetasit E. B., S. K., A. M. dhe O. D. Gjatë konsumimit të pijeve alkoolike, në lokalin e shtetasit O. D., këta shtetas janë konfliktuar fizikisht, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime të lehta fizike. 33-vjeçari, shtetasi F. B., i cili u kallëzua nga i vëllai se ishte marrë forcërisht nga dy persona, kishte shkuar në banesë dhe nuk qëndronte pretendimi i vëllait të tij. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 30 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit S. K., 31 vjeç, banues në Gramsh. Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësise publike”, edhe shtetasit A. M., 27 vjeç, F. B, 33 vjeç, A. B., 34 vjeç dhe O. D., 30 vjeç. Ndërkohë pronari i lokalit, shtetasi O. D., në zbatim të Aktit Normativ do të ndëshkohet edhe administrativisht për shkelje të protokolleve të sigurisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Mëngjesin e sotëm u raportua se një person pretendonte se i kanë marrë peng të vëllanë. Por pas hetimeve kjo gjë ka rezultuar e pavërtetë.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KUKËS– Zjarri në malin e Gjallicës nuk është shuar ende krejtësisht. Prej më shumë se 24 orësh një sipërfaqe e madhe toke me pisha ka qenë në flakë, dhe ja...
Publikohet raporti dyvjetor i Kombeve të Bashkuara mbi e-Qeverisjen ose qeverisjen dixhitale. Sipas këtij raporti, Shqipëria vlerësohet me të njëjtat pike...
KUKËS– Kryeplaku i fshatit Shkinak, Florim Lushi, është shoqëruar në polici pasi ka kundërshtuar zhvillimin e një aktiviteti në Bjeshkët e Çajës. Pë...
TIRANË -Policia ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale V.M. në Tiranë. Ky i fundit u gjobit nga policia për mosvënien e rripit të sigurimit.Për t’ju...
TIRANË-Profesori Et’hem Ruka ka publikuar grafikun e ecurisë së COVID-19 në vendin tonë, që nga data 9 mars, kur u shënuan edhe dy rastet e para, duk...
TIRANË– Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në autostradën Durrës-Tiranë. Policia njofton se një makinë me drejtues A.T është përplasur me një motor...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka treguar se COVID-19 nuk po sillet vetëm si virus respirator. Në studion e “News 24” ai tha se ka pasur raste që virusi ka g...
PËRRENJAS –Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit tip “Audi”, që aksidentoi për vdekje të riun në Përrenjas. Në pranga ka rënë një 28-vjeçar me in...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona. Në prangat e policisë kanë rënë Z.Q., 36 vjeç, i dënuar me 5 vite burg për ...
KOSOVË-Humb betejën me COVID-19 babai i Berat Buzhalës. Lajmin e ka dhënë vetë gazetari në rrjetet sociale, ku shprehet se është shumë krenar për babain e ...