"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Lirohet nga qelia Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua me Fjolla Morinën, bashkë me të dhe shoferi i këngëtares, Gjykata:
5 Tetor 2020, 06:56Nga DOSJA
KUKËS– Fisnik Syla, biznesmeni që u arrestua bashkë me këngëtaren Fjolla Morina dhe shoferi i kësaj të fundit, Fitim Muji, kanë lënë sot qelinë, 16 ditë pasi u vunë në pranga. Mësohet se Gjykata e Kukësit, ka pushuar hetimet për dy të rinjtë, duke u shprehur se nuk ka prova që ata të jenë të implikuar në armën që iu gjet Morinës.
Pas ekspertizës së pistoletës, u konstatua se nuk kishte asnjë gjurmë së Sylës dhe Mujit në të, duke sjellë kështu lirimin e të dyve dhe lënien në ‘detyrim paraqitjeje. Tashmë Syla, mund të kthehet në Belgjikë, aty është vendosur prej vitesh me familjen dhe bizneset e tij, ndërsa Muji, do të kthehet në Kosovë.
Ose, biznesmeni do të zgjedhë të qëndrojë në Kukës. Gazetari Elton Qyno zbardhi dëshminë e plotë të këngëtares para trupit gjykues, e cila ka pranuar se prej 3 muajsh është në një lidhje me Sylën dhe se kishte plane për martesë.
Gjithsesi, pas vendimit, avokatja Aurora Guska tha për Report Tv se gjykata ka lënë masën detyrim paraqitje për biznesmenin dhe shoferin. Ajo shprehet se nuk është një vendim i drejtë dhe se duhet të ishin lënë në gjendje të lirë.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestuar më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa na bagazhin e makinës iu gjet një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”, mjet të cilin ia kishte dhuruar i dashuri vetëm pak ditë para vënies në pranga.
Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.
Fjolla është lënë në “arrest shtëpie”, detyrim të cilin po e kryen në Kukës, pas telenovelës që shkaktoi ditën e seancës gjyqësore. Këngëtarja falsifikoi një eko, oër të përfituar lehtësime në gjyq, duke shtuar se ishte dy muajshe shtatzënë, por mashtrimi u zbulua brenda pak orësh, në vizitën e dytë që bëri në spitalin e Kukësit. Pavarësisht pretendimit të prokurorisë dhe akuzave të ngritura, Morina ia doli t’ia hidhte me “arrest shtëpie”. Mjeku që i falsifikoi ekon, u shpall në kërkim dhe deri më tani, për të dihet, që u largua drejt Kosovës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Humb betejën me COVID-19 mjeku Esat Pashaj. Mësohet se 72-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm, pasi kishte 9 ditë që ndodhej në terapi int...
LAZARAT– Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lazarat, në orët e para të ditës së sotme, teksa ma...
SHQIPËRI- Rikthehen reshjet e shiut. Meteoalb parashikon se deri në mesditë do të kemi një mot me kthjellime dhe vranësira. Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëm...
Aktualitet 4 Tetor 2020, 21:57
SHKODËR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar një vrasje të trefishtë në fshatrat e Shkodrës. Ai shkruan se tre persona, kushërinj me njëri-tjetr...
FIER- Pylli i Semanit, një nga pikat më të rëndësishme turistike të qytetit të Fierit, është shkrumbuar nga flakët. Gjatë muajve të verës është raportuar vazhd...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Faxweb.al kanë në faqe të parë lajmin e Artan...
Ergys Musta nga Kavaja nuk ka qënë asnjehëre i dënuar dhe as i hetuar. Sidoqoftë 7 muaj më parë , OFL-ja i la si suprizë formularin e vetëdeklarimit dhe më pas ...
POGRADEC– Një kamion i ngarkuar me dru ka shpërthyer në flakë në ecje e sipër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Pogradec, për shkak se kamioni që ishte du...
ELBASAN– Një përplasje me armë të forta mes një grupi të rinjsh ka trazuar mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “...