LIVE UPDATES
Aktualitet

Marjus Dema gënjeu në polici, arma me të cilën vrau mikun është e tij, shoku tjetër akuzon mjekët: Kishte plumb poshtë

12 Maj 2021, 10:44 Nga DOSJA
Marjus Dema gënjeu në polici, arma me të cilën vrau mikun

TIRANË– Marjus Dema, i riu që vrau shokun e tij Mehmet Qema para dy netësh në rrugën ‘5 maji” ka gënjyer në polici. Dosja.al ka mësuar se arma të cilën Dema deklaroi se e kishte dërguar vetë Qema në lokalin ku ishin mbledhur me shokët e tyre, është e tij.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se Dema bashkë me miqtë e tij kanë prishur provat materiale në mënyrë që të mos zbardhej krimi i rëndë që i mori jetën 27-vjeçarit. Vetë Dema tha një natë më parë pasi u vetëdorzua në polici se pistoletën e kishte gjetur Qema në rrugë. 

Nga ana tjetër, sot ka folur një tjetër shok i bandës së 5 majit që u vu në pranga një ditë më parë. Në një lidhje skype për emisionin “Me zemër të hapur” Egli Cekrezi rrëfeu se kishte qenë 2 minuta para se të ndodhte ngjarja me shoket e tij, ndërsa ishte në një ambient tjetër duke ngrënë. Ai tha se sapo kishte dëgjuar të shtëna me armë kishte shkuar tek shokët e tij dhe ishte përballur me skenën e rëndë. Sipas Cekrezit, Marjus Dema, që është edhe autori i ngjarjes, ka qëlluar mikun e tij aksidentalisht, pasi kanë qenë duke luajtur.

Mes të tjerash i riu tha se Marjusi ka tentuar që të vrasë veten pas krimit, pasi ka përjetuar gjendje shoku. Çekrezi ka hedhur akuza të forta për mjekët e Urgjencës në QSUT, pasi sipas tij ata nuk i kanë ofruar asnjë shërbim Qemës, në momentin që ishte gjallë, por e kanë nisur me ambulancë drejt spitalit të Traumës. Në këtë mënyrë, sipas Çekrezit është vonuar dhënia e ndihmës mjekësore duke bërë që Qema të ndërronte jetë.

“Isha duke bërë disa piktura. Ishim duke qeshur, dhe po bënim muhabete shaka. E kam çuar veten dhe s’e di se si ndodhi kjo gjë. Se besoj dot se unë po shkoj tek Mehmeti. Isha tek çunat vetëm 2 minuta para, por pastaj kam marrë diçka për të ngrënë. Atë natë kam shkuar se bëj dhe disa piktura në atë zonë. Ishim të gjithë si çuna, s’e kuptoj se si ndodhi kjo gjë. Se di sa kishin ata aty. Por ata të dy ishin vëllezër, ishin qafë për qafë. Biseda ishin si ato të përditshme. Ishin duke luajtur, duke qeshur. Ata i kishin thënë qe ule armën, ai po luante, po bënte shaka. Unë isha poshtë po haja. Kur dëgjova armën shkova me vrap dhe pashë. E çuam Mehmeti në spital, në QSUT dhe 30 minuta nuk e prekën me dorë. Ai ishte i gjallë. Ata thonin që; ‘do presim policinë’. Vetë ne e hapëm ambulancën dhe e nisëm për në spitalin e Traumës. Kam marrë taksinë dhe shkova në spital dhe më pas në Durrës. Kam 2 ditë pa fjetur kam keq emocionalisht. Ai do kishte mbijetuar nëse doktorët do ta kishin marrë në dorë. Plumbi u mor poshtë barkut, jo në anën e apendiksit. Kam parë Marjusin, ishin shumë keq, tentoi që të bënte vetëvrasje. Tek spitali kemi shkuar unë, Erlindi, Lindi. S’kemi shkuar të gjithë se nuk e mbaj mend. Është hera e parë në jetën time që më ndodh diçka e tillë në sy. Jam keq,”- tha Çekrezi.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi dy netë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet egli cekrezi marjus dema mehmet qema egli cekrezi marjus dema mehmet qema

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion