Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Rikthehet droga, mbillnin kanabis në banesë, arrestohen 5 persona në Lazarat, mes tyre dy gra (EMRAT)
16 Korrik 2019, 06:49Nga DOSJA
Gjirokastër-Në Lazarat janë arrestuar 5 persona pasi mbillnin kanabis në banesat e tyre. Sipas policisë gjatë kontrollit në oborret e banesave të tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.
Të arrestuarit janë Serjan Akliko, Memo Kasma, Hateme Nuri, Brikela Nuri dhe Bejko Akliko.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.
Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;
M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;
B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Lushnje- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi në “Tre urat” në Divjakë, ku humbi jetën shoferi dhe u plagos u biri. Mësohet se viktima është 57-vje...
Durrës- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Kavajë tek Ura e Golemit mëngjesin e sotëm. Mësohet se 4 persona nga Berati ishin duke kaluar rru...
Angli- Me 33 vite burg është dënuar një bandë shqiptarësh në Londër. Sipas “Daily Mail” banda përbëhej nga të paktën 12 anëtarë, nga të cilët 2 ishin shefa, 2 ...
Gjirokastër- Një ish-studente në Gjirokastër edhe dy shoqet e saj, të dyshuara se hodhën në kurth djalin e një biznesmeni duke e zhvatur, pretendon se në fakt d...
Lushnje- Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Tre Urat” Çermë Sektor , në afërsi të Divjakës, në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm, pasi një makinë ka da...
TIRANË- Profesori i Shkencave të Komunikimit Mark Marku i ftuar në emisionin “A shoë” të drejtuar nga Adi Krasta në “News 24”, i pyetur mbi faktin se përse...
Me 10 qershor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkaroi nga detyra kreun e Gjykatës së Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha. Sipas vendimit të zbardhur Komisionit të P...
ITALI- Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi në gjendje të dehur kanë nisur të godasin makinat që ishin parkuar rrugëve të qytetit t...
TIRANË- Tashmë sezoni turistik është në kulmin e tij, duke sjellë edhe trafik të rënduar në rrugët lidhëse me zonat bregdetare, drejtuesit e automjeteve sh...
TIRANË– Kryetarja e FRESSH për njësinë administrative nr.6 Rajselsa Hamza ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.Pas publikimit të lajmit...