Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Operacion në Lezhë, çohen pas hekurave dy persona për tjetërsimin e pronave
27 Prill 2022, 07:42Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
LEZHË– Zef Lazri dhe Vlash Gaxulli, janë vënë në pranga pasi akuzohen për tjetërsim pronash. Dosja.al mëson se Policia ka nisur operacionin për arrestimin e tyre që një natë më parë dhe sot e ka finalizuar atë. Operacioni është zhvilluar për të ekzekutuar vendimet e Gjykatës së Apelit për personat e dënuar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.
Lazri ishte dënuar me 8 muaj burg, por me vendimin e Apelit, do të duhet të vuajë 4 vjet e 8 muaj burgim në një burg të sigurisë së lartë. Ndërsa Gaxulli do të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Më 15 prill GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Bashkëm e dy të arrestuarit sot u dënuan edhe disa persona të tjerë. Konkretisht u dënuan: Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg. Gjevi Ndoka e Mimoza Ndoka janë dënuar përkatësisht me 10 vite e 5 vite e 4 muaj.
(F.m/dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
TIRANË– “Piranjat” bën një kamerë të fshehtë Kujtim Gjuzit duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-s...
TIRANË– Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza iu është drejtuar me rekurs gjykatës së Lartë për zhbllokimin e pasurisë së tij. Ai kërkon që ...
TIRANË– Call Center-at mashtrues janë një fenomen mjaft i përhapur në Shqipëri, ku të rinj dhe të reja telefonojnë të huajt duke iu prezantuar si bro...
Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, në puntatën e tij të parë i pati të gjitha brenda, nga lotët e gëzimit deri tek ato të ...
Elena Kocaqi është një ndër emrat që përflitet për postin e Presidentit të Republikës pas përfundimit të mandatit të Ilir Metës në Korrik. Madje, ajo është ndër...
GREQI– Personat që fshihen pas vrasjes së “kokës” së mafias greke Giannis Skaftouros, ngjarje e ndodhur dy ditë më pare dyshohet të jenë shqiptarë. Mediat...