Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Me 500 litra benzinë! Shpërthen në Vlorë skafi i Artjan Bylyku, 57-vjeçari rendë tek Trauma. Kunati në arrati për vrasje
26 Gusht 2020, 17:03Nga DOSJA
VLORË – Një skaf në Triport të Vlorës, është përfshirë nga flakët. Burime të Dosja.al kanë bërë me dije se si pasojë e flakëve është lënduar një person, i cili është identifikuar si Artjan Bylyku, kunati i Domart Konjarit, që akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e Devi Kasmit. 57-vjeçari Bylyku, është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të të djegurave.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shtetit, skafi ka shpërthyer pikërisht në momentin kur Bykylu ka tentuar që ta ndezë, duke bërë që mjeti lundrues të përfshihej nga zjarri. Me 500 litra benzinë në serbrator, dhe me disa turistë në bord, skafi po përgatitej për të dalë shëtitje në det. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar të tjerë nga turistët.
Ndërkohë që grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar lidhur me rastin. Duke marrë parasysh që edhe vitin e kaluar 57-vjeçarit tentuan që t’i bënin atentat, edhe rasti i sotëm nuk përjashohet si pistë, megjithatë dyshohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një defekti në motor.
E SHKUARA e 57-vjeçarit
Bylyku, i pajisur me letra gjermane, është hetuar më parë për një vrasje të ndodhur në vitin 1992, ndërsa së fundmi kishte hapur një biznes për shitjen e makinave dhe pjesë këmbimi. Vjet më 18 tetor, atij iu bë atentat në zonën e “Frigoriferit” në Tiranë. Asokohe, Policia kishte ngritur tre pista hetimi për atentatin ndaj tij. Dyshohet për konkurrencës mes bisneseve, një sherri që ai kishte pasur për pronësinë, ndërsa nuk përjashtohej edhe hakmarrja ndaj kunatit të tij.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Në Tiranë, ndërroi sot jetë nga Covidi epidemi-ologu Vilson Topulli, një punonjës i njohur i sistemit shëndetësor shqiptar. Kolegët e Institutit të Shëndetit Pu...
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka njoftuar për 23 vende të lira pune. Me anë të një postimi në Facebook, Lame shkruan se për të ri...
POGRADEC- Zbardhet dosja e plotë e ngjarjes që terrorizoi zonën turistike të Volorekës, më 8 gusht të këtij viti. Gazetari Elton Qyno ka siguruar dosjen e Proku...
FUSHË KRUJË– Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Picrrage të Fushë Krujës. Zjarri rrezikon disa banesa dhe një stallë bagëtish.Zjarrfikësja e...
TIRANË- Drejtoresha e Arsimit në Ministrinë e Arsimit Sporteve dhe Rinisë, Zamira Gjini ka folur në lidhje me tre skenarët për rifillimin e mësimit. Në nj...
Aktualitet26 Gusht 2020, 14:30
Tashmë stina e verës po mbyllet dhe në një kohë pandemie kjo përkon edhe me shtimin e pasigurisë mbi një valë të dytë që rrezikon të shtojë rastet e të infektua...
Policia është vënë në kërkim të hajdutëve që për gjithë natën në qetësi dhe pa u shqetësuar kanë vjedhur rreth 500 litra vaj ulliri duke e lënë të zotin e shtëp...
ELBASAN -Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët. Mësohet se banesa ndodhet në afërsi të spitalit psikiatrik të qytetit.Dyshohet paraprakisht, se zjarr...
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat për viktimat dhe të infektuarit me COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Janë 4 vikti...