LIVE UPDATES
Politike

Meta akuza të forta kundër Kuvendit: Është një partiak, ka marrë një vendim tinëzar

24 Korrik 2020, 16:16 Nga DOSJA
Meta akuza të forta kundër Kuvendit: Është një partiak,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ka komentuar dy vendimet e Kuvendit. Meta përshëndeti vendimin e Kuvendit për miratimin e dekretit të tij për betimin e gjyqtarëve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Më tej kreu i shtetit hodhi akzua të forta kundër Kuvendit, duke e quajtur një partiak në rastin e rrëzimit e dekretit për betimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe anëtarëve të SPAK.

DEKLARATA E PLOTË

Dua të tërheq vëmëndjen tuaj te dy akte të rëndësishme që Kuvendi ka miratuar dje. Një, në një drejtim mjaft pozitiv dhe një në një drejtim shumë negativ dhe në kundërshtim me drejtimin e parë. Dje Kuvendi ka miratuar dekretin e Presidentit për “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 14/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese’, të ndryshuar”’. Ky është pikërisht ai Dekret që pata kënaqësinë dhe përgjegjësinë ta nënshkruaja në bindje të Kushtetutës dhe vullnetit të sovranit, përpara sovranit, në Manifestimin e  2 Marsit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ky dekret dhe nisma e Presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, vlerave dhe parimeve themelore demokratike që vet populli shqiptar i ka vendosur në Kushtetutë me referendum 22 vjet më parë, gjeti një mbështetje mjaft të gjerë mbarëpopullore. Pranimi i këtij Dekreti nga Kuvendi, provon qartë se mazhoranca u detyrua të pranoj fuqinë e popullit, të cilit i përket sovraniteti në Republikën e Shqipërisë.

Përshëndes Komisionin e Venecias, që e bëri të ditur  ndërkombëtarisht të vërtetën se, Presidenti i Republikës kishte të drejtë në të gjithë veprimtarinë e tij, në procesin e emërimit të Gjyqtarëve Kushtetues.  “Venecia” konfirmoi se: “Betimi i Gjyqtarit Kushtetues do të duhet të bëhet vetëm para Presidentit të Republikës dhe askund tjetër” dhe se nisma ligjore e njëanshme e Kuvendit, për të ndryshuar formatin e betimit, ishte antikushtetuese dhe e dyshimtë. U provua qartë se kjo nismë ligjore për të ndryshuar formatin e betimit të gjyqtarit kushtetues ishte vetëm një tendencë për të uzurpuar me një ligj antikushtetues kompetencat e Kreut të Shtetit, por edhe vetë Gjykatën Kushtetuese.  Por, në të njëjtën ditë kur vemendja juaj ka qenë e përqendruar në çështje shumë më zhurmëmëdha, Kuvendi çuditërisht mori dhe një akt tjetër, që është pikërisht në kundërshtim më këtë filozofi dhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Kuvendi u soll krejt ndryshe me ligjin tjetër “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”’. Përmes këtij ligji, Kuvendi preku në mënyrë të njëanshme, të shëmtuar dhe të pabesë, ligjet e reformës në drejtësi, të miratuara me konsensus dhe veproi krejt ndryshe nga çfarë ka rekomanduar edhe së fundmi Komisioni i Venecias. Përmes këtij ligji, Kuvendi i hoqi Presidentit të Republikës kompetencën për të pranuar betimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe të Prokurorit të Prokurosisë së Posaçme Antikorrupsion. Përmes këtij ligji, ky Kuvend një partiak  i ndau gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në Republikën e Shqipërisë në tre kategori: Në gjyqtarë  që pritet të emërohen në Gjykatën e Lartë  dhe që nuk kanë më detyrim për t`u betuar.  Në gjyqtarë të cilët vijnë nga rradhët e juristëve të spikatur, që do të duhet të betohen jo si 3 kolegët e tjerë të cilët janë betuar përpara Presidentit sipas ligjit por, që mund të zgjedhin  të postojnë betimin edhe në një copë letër në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Përmes këtij ndryshimi në ligj, krijohet rreziku i shkeljes së integritetit të Gjykatës së Lartë, me disa anëtarë të betuar dhe disa jo.  Ndërkohë, mos të harrojmë që Gjykata e Lartë është kompetente edhe për zgjedhjen edhe të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pra në këtë mënyrë është cënuar edhe integriteti i një pjese të Gjykatës Kushtetuese. Të mos harrojmë se ngritja e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, në përputhje të Kushtetutës dhe të rekomandimeve të Komisionit të Venecias, janë dy nga kushtet kryesore të Parlamentin Europian, të Bundestagut dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Me këtë ligj, Kuvendi i ndau prokurorët e SPAK në dy pjesë: në prokurorë që tashmë janë betuar sipas ligjit përpara Kreut të Shtetit dhe kanë filluar detyrën, dhe në prokurorë të tjerë që pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve ligjore, nuk kanë më detyrim të betohen për marrjen e kësaj detyre përpara asnjë autoriteti.

Përmes këtij ndryshimi ligjor, Parlamenti një partiak delegjitimoi procedurën solemne dhe traditën e krijuar të betimit që duhet bërë përpara një autoriteti që pranohet të jetë përfaqësues i unitetit të popullit.  Presidenti i Republikës është i vetmi institucion që sipas Kushtetutës e mishëron këtë unitet. Ky ndryshim i formatit të betimit zhbëri praktikat e mira të deritanishme dhe hodhi poshtë edhe grimcat e fundit të solemnitetit dhe legjitimitetit të marrjes së detyrës nga Gjyqtari i Gjykatës së Lartë dhe Prokurori i Prokurorisë së Posaçme (SPAK).  Duke hequr detyrimin për t`u betuar para Presidentit të Republikës, Parlamenti një partiak zhbëri mekanizmin e fundit të verifikimit të ligjshmërisë së marrjes së detyrës prej gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Prokurorisë së Posaçme.

Kryerja e betimit para Presidentit të Republikës, nuk është vetëm një akt formal, honorifik, apo ceremonial. Kryerja e betimit lidhet me ushtrimin e kompetencave thelbësore të Presidentit të Republikës, në: krijimin e besimit se personi që po betohet ka gatishmërinë, vullnetin dhe ndërgjegjësimin e nevojshëm për marrjen përsipër të detyrës për të cilën ai është emëruar apo zgjedhur; vlerësimin, për aq sa i lejohet, të procesit të ndjekur për përzgjedhjen apo emërimin e magjistratit në funksione kaq të larta në sistemin e drejtësisë. Ndryshimi i formatit të betimit dhe heqja e detyrimit për ta kryer këtë akt solemn nuk ishte qëllimi i vetëm i kësaj nisme të pabesë të Parlamentit një partiak.

Këto ndryshime ligjore, kanë dhe një tjetër qëllim, atë për dhënien e kompetencës për të kryer verifikimin e pasurisë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe kompetencës për të paraqitur para Këshillit kërkesën për pezullimin e magjistratit nga detyra, në tejkalim flagrant të dispozitave Kushtetuese. Ky ligj rifut mundësinë e pezullimit nga detyra të çdo magjistrati, edhe përpara se të fillojë një procedim disiplinor ndaj tij, duke e lënë këtë çështje në diskrecion subjektiv të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.  Edhe pse kjo kompetencë e parashikuar në ligjin fillestar është shfuqizuar një herë me Vendimin nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetuese, sërish mazhoranca e rifut atë në mënyrë tinzare, përmes këtyre ndryshimeve ligjore. Duke përfituar pikërisht nga fakti i mosqënies funksionale gjithashtu të Gjykatës Kushtetuese, palët e interesuara vihen në pamundësi për të kërkuar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtyre ndryshimeve ligjore që synojnë mbajtjen nën terror politik të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Parlamenti një partiak përmes këtyre ndryshimeve në ligjin nr. 96/2016, shkeli nenet 7, 42, 116, 140, 145, 147/a të Kushtetutës dhe vendimin nr. 34, datë 10.04.2017, të Gjykatës Kushtetuese, posaçërisht për këtë çështje. Mazhoranca, në mënyrë arbitrare, në kundërshtim me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rifuti mekanizmin ndëshkimor për të pezulluar nga detyra çdo magjistrat, me urdhër të një individi, pa asnjë hetim dhe garanci procedurale. Asnjë nga këto ndryshime ligjore të miratuara përmes ligjit nr. 15/2020, nuk është në funksion të Reformës Kushtetuese në Drejtësi që u miratua me konsensus të plotë 4 vitë më parë.   Këto ndryshime e minojnë akoma më shumë besimin dhe konsensusin me të cilin reforma kushtetuese u votua pikërisht  4 vjet më parë.

Ndryshimet që Kuvendi miratoi dje në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, synojnë ndër të tjera vendosjen nën trysni të trupës së magjistratëve dhe cenojnë rëndë pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Këto ndryshime ligjore dhe Dekreti nr. 11444, datë 02.03.2020 i Presidentit të Republikës që i ktheu ato për rishqyrtim, u mbajtën të fshehura nga mazhoranca për 5 muaj, me qëllim për t’i përfshirë ato në një moment ku vëmendja e publikut është e përqendruar në çështje të tjera me interes shumë më të lartë, zhurmëmadh, siç janë ato me çështjet e Kodit Zgjedhor apo më gjoja ndryshimet e mundshme kushtetuese të cilat besoj se edhe ju keni vëmendjen dhe interesin më të lartë. Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi në Presidencë. Sapo do të vijnë do të verifikohen edhe njëherë nëse janë zbardhur tamam ashtu siç është dakortësuar nga Këshilli Politik dhe do të dekretohen menjëherë.

Këto deklarata nga Meta u bënë gjatë një konference me gazetarët. Presidenti sulmon Kuvendin për rrëzimin e dekretit dhe e quan një akt tinëzar. Kreu i Shtetit ka sulmuar dhe maxhorancës dhe e ka paralajmëruar se nuk mund të bëjë ndryshime të njënashme në Kushtetutë. Meta tha se nuk ka datë 30 korrik, por ka vetëm 5 qershor ku është miratuar një dokument me konsenus.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese ilir meta meta me gazetaret 24 korrik 2020 ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci