Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Meta: Rrezikojmë krizë! Koalicioni ‘bravo-brava’ të bëhet gati, në 2023 jam në garë
28 Janar 2022, 08:40Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar rikthimin e tij në politikë. Në një konferencë me gazetarët nga Presidenca, Meta tha se në vitin 2023 do të futët në garë për zgjedhjet lokale, duke shtuar se kryeministri Edi Rama e kryedemokrati Lulzim Basha duhet të bëhen gati për tu përballur me të.
Teksa i pagëzoi me emrin koalicioni “Bravo-Brava”, Kreu i Shtetit akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha për aleancë në këto 8 vite. Meta u ndal te borxhi publik. Ai tha se niveli i borxhit ndër vite në vend mund të shkaktojë krizë të fortë e sipas tij ligji për buxhetin e 2022 nuk bëri real shifrat për nivelin e borxhit të vitit 2021. Presidenti akuzoi qeverinë se falë projekteve PPP, financimet e të cilave sipas tij nuk janë transparente, ka ndërmarrë veprime klienteliste. Meta kërkoi të merren masa, të parandalohet sipas tij humnera ekonomike.
Presidenti Ilir Meta lexoi më herët edhe një postim të tij në rrjetet sociale ku solidarizohet me shqetësimin e komunitetit të gazetarëve si dhe dënoi sulmet kibernetike ndaj disa mediave online, që sipas kreut të shtetit, janë kritike me qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës. Meta tha se është i detyruar që ta lexojë këtë qëndrim pasi “censura po mbretëron kudo”.
Kjo agjenci e Kadastrës në këtë qytet ndodhet në situatë të vështirë për shkak se po kërkohet shkrirja kësaj agjencie për shkak të shkeljeve të shumta të konsta...
BERAT– Një sherr i madh për një vajzë ka ndodhur ditën e sotme mes dy personave, të cilët kanë përdorur mjete therëse. Në Berat, Artur Gjata dhe Ervis Kan...
BERAT– Shkaku i zënkës së dy të rinjve në qytetin e Beratit është bërë një vajzë. Mësohet se Ervis Kanani ka marë goditje në kokë dhe në bark kurse Artur ...
TIRANË– Punimet në rrugën e Rinasit do të përfundojnë ditën e dielë. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili me anë të një njoftimi k...
TIRANË – Mediat e shënjestruara thonë se nuk ishte rastësi që të gjithë publikuan një kasetë të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit duke folur ashpë...
FIER– Drejtori i OSHEE në Fier, Arjan Fasko ka deklaruar e moshuara, Liliana Sema e cila u gjet e pajetë në banesën e saj, ka qenë pa kontratë energjie pë...