LIVE UPDATES
Aktualitet

DEDIKIMET/ Shuhet kompozitori Avni Mula! Shqipëria humb artistin e madh që na dhuroi ‘Valsin e Lumturisë’, homazhet mbahe

29 Tetor 2020, 20:26 Nga DOSJA
DEDIKIMET/ Shuhet kompozitori Avni Mula! Shqipëria humb artistin e madh

TIRANË– Kompozitori i shquar Avni Mula ka mbyllur sytë mbrëmjen e sotme, në moshën 92-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë e bija e kompozitorit, sopranoja e mirënjohur, Inva Mula. Përmes një shënimi në rrjetet sociale, Mula lajmëroi se artisti i madh, të cilin, ajo e quan ‘gjigant’, ka flutuar për në Valsin e Përjetësisë, referuar këtu, një prej këngëve të mirënjohura të Mulës, “Valsi i lumturisë”.

Avni Mula dha shpirt në banesën e tij, pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa kishte filluar të mbahej vetëm nga një tub oksigjeni. Homazhet për kompozitorin e ndjerë do të kryhen nesër, nga ora 11:00-13:00, në hollin e Universitetit të Arteve, në Tiranë.

Gjigandi ynë fluturoi në Valsin e Përjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11: 00-13: 00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020,”- shkruan Mula.

Humbja e madhe u pasua nga reagime të shumta në media e rrjet, nga miq, politikanë dhe familjarë të Mulës. Nipi i tij, Osman Mula rrëfeu se nuk e kishte takuar dot për herë të fundit, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte rënduar. Zhani Çiko, tregoi me zemrën plot, se i madhi Avni Mula, nuk është larguar me pengje nga kjo botë.

Ardit Gjebrea, kujtoi dosa nga realizimet që Mula la pas. Ndërsa politikanët, kryeministri Edi Rama, kryeopozitari Lulzim Basha dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, shprehën ngushëllime për familjarët pas ngjarjes së rëndë.

Avni Mula është i dyti nga familja që ndahet nga kjo botë. Ai ka humbur gruan e jetës, Nina Mulën, rusja bukuroshe që la vendlindjen pasi njohu dashurinë e saj në Moskë, Avniun. Nina jetoi dhe vdqi si shqioptare, në vitin 2011, larg familjes së saj dhe larg të ftohtit të Rusisë, por shumë pranë familjes që kishte krijuar me kompozitorin e shquar. Të dy, patën dy vajza, Inva dhe Adelina, të cilat gjithashtu kanë ndjekur rrugën e artit.

Adelina Mula është një pianiste ndërsa vajza e vogël, Inva Mula është një soprano me famë botërore.

Kush ishte Avni Mula?

Një kompozitor i shquar shqiptar. Avni Mula lindi në Gjakovë të Kosovës, më 4 janar të vitit 1928. Për kontributin e tij, Mula ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit. Studimet e larta muzikore, Avni Mula i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik.

Karrierën artistike, ai e nisi pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Përmendim këtu, realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Onjeginit tek “Eugjen Onjegin” të Çajkovskit dhe Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë vendit. Ai njihet si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”. Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avni mula inva mula nderron jete avni mula avni mula inva mula nderron jete avni mula

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Tetor 2020, 19:15

TIRANË– Pedagogu Arlind Qori ka lajmëruar se është infektuar me Covid-19 dhe është shëruar. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Qori shkruan se si...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë