Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se gjatë fund javës janë gjobitur 1825 qytetarë për mosmbajtje maske dhe 13 lokale për mos respektim të masave anti-Covid. Qytetarët janë gjobitur me 30, 000 lekë secili.
Gjithashtu autoritetet policore kanë bërë me dije se kanë gjobitur edhe 13 pronarë lokalesh me gjobën 1, 000, 000 lekë pasi me bizneset e tyre kishin thyer rregullat e vendosura anti-Covid. Gjithashtu policia ka bërë me dije se kanë shoqëruar 15 persona në rajon pasi nuk kanë pranuar që të tregojnë një mjet identifikimi.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Ndëshkohen me masë administrative, 1825 qytetarë dhe 13 administratorë lokalesh, për mosrespektimin e masave anticovid, gjatë fundjavës.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1825 qytetarë që lëviznin pa maskat mbrojtëse.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve në fundjavë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 13 lokale, në ambientet e të cilëve kishte muzikë pas orës 20:00 dhe nuk respektoheshin protokollet e sigurisë që kanë si qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Secili prej administratorëve të këtyre lokaleve është ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë.
Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 15 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.
(I.A/f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– COVID ka hyrë në institucionet e Lezhës.Puna në zyrën e protokollit të Bashkisë dhe biblioteka “Gjergj Fishta” është pezulluar. Sh...
TIRANË-OFL i ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë tre të dënuarve për krime të ndryshme në zonën e Laçit. OFL i ka nisur kërkesat me shkri...
TIRANË– Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nga qytetartë që të merrnin masat për tu mbrojtur nga pandemia...
TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme ose ndryshe GJKKO, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Olsi Turjas, i cili kërkoi që të moszgjateshin hetimet l...
TIRANË- Një 34-vjeçar me iniciale E. A., është arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij për transportim të emigrantëve të pal...
TIRANË– Anëtari i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Luan Daci, i cili është i pandehur për falsifikim dokumentash, ka dalë sot sërish para Gjyka...
TIRANË– Arbër Çekaj i cili u dënua me me 14 vite burg, pas konvertimit të dënimit me 21 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar që ishte pranua...
TIRANË– Gazetari Erion Skëndaj ka denoncuar situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Gjatë konferencës së përditshme të kryedemokratit Lulzim Bas...
KUKËS- Dy vëllezër binjakë, të dy me iniciale F. M., 25 vjeç, janë arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona dhe është vënë nën hetim një ...