"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Pranë çdo biznesi do të jetë një bluzë e bardhë, Rama flet për masat: Do vendosim protokollin e kuq, të verdhë dhe jes
20 Prill 2020, 11:32Nga DOSJA
TIRANË- Një Task-Force me bërthamë në kryeministri do të ngrihet gjatë kësaj jave, që pritet të ketë në fokus të gjithë ecurinë e masave dhe respektimin e tyre nga bizneset. Për këtë, kryeministri Edi Rama tha se do të përcaktohet një protokoll me tri nivele, i kuq, i verdhë dhe jeshil për bizneset dhe rrezikun e infektimit. Rama tha se një bluzë e bardhë, (personel shëndetësor), do të vëzhgojë masat e biznesit dhe përmbushjen e tyre.
“Brenda javës ngrejmë një Task-Forcë Anti-COVID-19. Bërthama do të jetë në kryeministri, e më pas rajonale, bashkiake dhe në territoret që do të ndjekin nga afër përmbushjen e standarteve për të gjithë ata që hapin bizneset. Në këto kushte, po punojmë për të vendosur pranë bizneseve protokollin e kuq, të verdhë dhe jeshil. Në të gjitha bizneset me protokollin e kuq, ne do të vendosim një bluzë të bardhë, pra një person që do të ndjekë zbatimin pikë për pikë të protokollit, që të mos ketë më asnjë pronar dhe sipërmarrës që duke mos zbatuar siç duhet standartet të rrezikojë shëndetin e njerëzve. Task-Forca do të përfshijë edhe pushtetin vendor.”-tha Rama.
Kryeministri zhvilloisot një video-komunikimnë faqen e tij në Facebook. Rama njoftoi se do të miratohet amnistia fiskale e cila do të përjashtojë politikanët, policët, zyrtarët e lartë, dhe subjektet e OFL-së. Rama u ndal edhe tek hapja graduale e bizneseve, ku sqaroi se lokalet, dyqanet brenda qendrave tregtare do të hapen të fundit. Rama tha se biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa, ndërkohë që bëri me dije se gjendja e jashtëzakonshme e fatkeqësisë do të shtyhet përtej 24 prillit. S’ka hapje të gjendjes Civile e as të ALEAT. Nga nesër nis publikimi në e-albania i listës së dytë të bizneseve që do të hapen nga 27 prilli.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka dhënë sot një lajm për shumë punonjës që punojnë në të zezë dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Këto dy kategori do të ...
TIRANË- Paga e muajit prill dhe maj do të derdhet automatikisht në llogaritë e përfituesve të pagës së luftës qysh në fillim të muajit pasardhës. Rama sqar...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga 27 prilli do të hapet edhe shërbimi i taksive. Kryeministri sqaroi protokollin specifik që do të ketë &cce...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se hapja në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën do të jetë graduale. Në një video-live në profilin e tij në ...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar së fundmi se qeveria do të miratojnë brenda muajit amnistinë fiskale. Kreu i qeverisë ka theksuar se nga kjo amnisti ...
TIRANË- Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në Partinë Demokratike, ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet ...
TIRANË- Siç e kishte paralajmëruar javë më parë para shpërthimit të pandemisë, COVID-19, kryeministri Edi Rama tha sot, se këtë javë, Këshilli i Min...
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar së fundmi raportin e fundit të FMN, ku thuhet se qeveria ka shtyrë në kohë Ligjin e Kor...
TIRANË– Fundjava në Shqipëri ishte e dedikuar vetëm për pensionistët, të shtunën dhe fëmijët sot. Por kjo dalje me urdhër, duket se ka ngjallur dhe debate ...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas publikimit të një video-montazhi nga Kryeministri Edi Rama, kundër Lulzim Bashës. Në ...