Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Aktualitet
Pranohet gjykimi i shkurtuar për Enkelejda Hoxhën, më 17 nëntor del në gjyq
2 Nëntor 2021, 14:59Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Ish-gjyqtarja e arrestuar Enkelejda Hoxha ka pranuar akuzën për korrupsion duke bërë që të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar. Mësohet se Hoxha kishte depozituar në Gjykatën e Posaçme kërkesë për gjykim të shkurtuar duke u vetëdeklaruar fajtore për akuzat “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Dot, GJKKO ka shqyrtuar dhe ka pranuar kërkesën e ish-gjyqtares.
Më 17 nëntor në orën 10:00, Enkkelejda Hoxha pritet të dalë para trupës gjykuese për të disatën herë. Edhe të akuzuarit e tjerë, avokati Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçin, Bledar Petani, Sajmir Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj dhe Gentjan Nezaj kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, por GJKKO ka pranuar vetëm kërkesën e Hoxhës momentalisht.
Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.
FIER- Një 33-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga forcat e Policisë së Fierit për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Sipas nj...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka përfunduar diskutimet për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019 dhe është tërhequr për vendim. Kryetarja Vito...
Bashkëshorti i saj është përdorues i rregullt i alkoolit. Por për të nuk ka problem. Bashkëshorti i saj ngre zërin në shtëpi. Për gruan nuk ka problem as që ai ...
TIRANË- Një 28-vjeçar i identifikuar si E.Z është arrestuar në flagrancë per posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.Sipas njoftimit të policisë, ...
TIRANË– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi i mjekëve me dozën e tretë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin...
Në 18 qershor, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA përmbysi si të pabazuar në fakte dhe ligj, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit për kryetarin...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë dy emërime të tjera në nivel komisariatesh në vend pas aksioneve të zhvilluara së fundmi n...