Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Rebani Jaupaj ka bërë gjithë kronologjinë e plagosjes së ndodhur në zonën e “Xhamllikut” mesditën e sotme. Sipas Jaupajt, efektivi i forcave “Shqiponja” i ka kërkuar agresorit lejen e qarkullimit, pasi i gjithë vendi është në shtetrrethim për shkak të koronavirusit. Agresori ka ikur me vrap dhe kur ka parë që efektivi i Policisë e ka ndjekur, i ka nxjerrë armën duke i kërkuar që ta lërë të ikë ndryshe do ta vriste.
“Shqiponja” ka nxjerrë gjithashtu armën e tij, duke i kërkuar qytetarit që të ulte armën duke e paralajmëruar se do të qëllonte. Fillimisht efektivi ka qëlluar në ajër, ndërsa është plagosur nga qytetari në këmbë. Duke tentuar që të neutralizonte agresorin, efektivi i Policisë ka plagosur në këmbë edhe një kalimtare të rastit.
Jaupaj u shpreh se qytetari, gjithashtu i plagosur nga efektivi, dyshohet se është i shpallur në kërkim, por duhej konfirmuar nga shenjat e tij të gishtave.
“Polici i kërkoi mjet identifikimi, kur i kërkoi se çfarë kishte në çantë, qytetari iku me vrap. Polici e ndoqi me vrap dhe qytetari i ka drejtuar armën policit. Ai e ka paralajmëruar që uleni armën. Qytetari ka lëvizur prapë me vrap dhe në kohën kur polici e paraljamëroi që të dorëzohej ai i ka thënë që do të të qëlloj policit nëse nuk largohet. Polici ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur. Është plagosur në këmbë por ende s’kemi informacion. Një qytetare ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Qytetarin se kemi identifikuar akoma, dyshimet e para janë se është i rrezikshëm dhe i shpallur në kërkim,”-tha kryepolici i Tiranës.
Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.
(f.g./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në portin e Durrësit 12 arkëmorte, me trupa të pajetë të shqiptarëve, të cilët humbën jetën në Itali, pasi u infektuan ...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një plagosje ka ndodhur pranë shkollës “Nikel Dardani” në zonën e Xhamllikut. Drej...
Tiranë- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në autostradën Tiranë-Durrës pranë QTU-së. Mësohet se dy makina ( njëra tip Benz dhe tjetra tip Volvo), janë...
VLORË– Plas sherri mes të rinjve në Kotë të Vlorës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se dy vëllezër janë përplasur me një person tjetër. Fillimisht t...
TIRANË–Një ditë pas “territ” informativ dhe dy komunikatave të përditshme ku nuk u dha asnjë informacion mbi policët e infektuar me koronavirus, Ministria ...
FIER– Një qytetar nga Fieri sfidon situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri dhe refuzon të marrë edhe autorizim. I kapur nga kamera e Report Tv tek...
Shkodër- Shkodra ende mbetet një ‘vatër e kuqe’ infeksioni. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 4 raste të reja. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 1 p...
Pa maska, pa doreza e pa dezinfektantë ata vijojnë jetën e tyre të qetë, sikur njerëzimi të mos ishte në mesin e një pandemie. Ndërkohë që Elbasani ka plot 15 t...
TIRANË– Tjetër lajm i mirë nga situata e koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat e të prekurve nga pandemia, duke deklaruar ...
Elbasan- Detaje të reja kanë dalë për 45-vjeçarin, pronari i lokalit në Elbasan, i cili rezulton i infektuar me COVID-19. Abc news.al raporton se motra ...