LIVE UPDATES
Politike

Padi për shpifje, Haradinaj i përgjigjet Ramës: S’tërhiqem nga qendrimet e mia, duan ta ndajnë Kosovën për të marrë m

25 Tetor 2019, 09:28 Nga DOSJA
Padi për shpifje, Haradinaj i përgjigjet Ramës:

TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha mbrëmjen e djeshme se ka përgatitur një padi për shpifje për kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ardhur një reagim edhe nga ky i fundit. Në një komunikim me News 24, Haradinaj nuk u tërhoq nga akuza e tij për Ramën, Hashim Thaçin dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me bashkëpunimin e tyre për ndarjen e kufijve të Kosovës. Haradinaj thotë se nuk dëshiron që të komentojë Ramën, por nga ana tjetër shton se  “Qendrimi im kundër ndarjes është legjitim, e kam edhe unë këtë të drejtë, duke ekspozuar çdo njeri që e ka këtë synim.”Më tej, Haradinaj tha se e gjitha ka qenë një maskim pasi është kërkuar ndarja me çdo kusht e Kosovës për të marrë zonën minerare më të madhe në Evropë, që gjendet në veri të Kosovës, Trepça.

“Tani unë e kam shprehur qëndrimin tim lidhur me refuzimin për projektin për shkëmbim terroritersh që ka qenë maskim për ndarjen e Kosovës. Do ishte humbje e madhe për Kosovën, sepse rezervat më të mëdha janë në veriun e Kosovës. Këto janë të gjitha shqetësimet e mia. Nuk dua të komentoj. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj të gjitha të drejtat e veta. I ndodhur në presion rajonal dhe ndërkombëtar kam mbajtur ato qëndrime legjitime, duke respektuar secilin, por atdheu është i pari. Nuk dua të kaloj në ngutje. Shqiptarët janë vëllezër, të majtë e të djathë. Unë kryej detyrën time në mbrojtje të Kosovës, kjo është tokë e shqiptarëve, e të gjithë neve. Kuptimi im kundër ndarjes është legjitim, dhe mbetet i tillë. Respektoj të gjitha të drejtat, jo vetëm të Kryeministrit, por të çdo qytetari shqiptar. Qendrimi im kundër ndarjes është legjitim, e kam edhe unë këtë të drejtë, duke ekspozuar çdo njeri që e ka këtë synim. Ambiciet për ndarjen e Kosovës nuk ndalen, por përpjekjet kanë dështuar. Lakmia për të marrë zonën minerare më të madhe në Evropë, nuk do të ndalen. Por ato janë në Kosovë dhe janë të gatshme për investitorë potencialë. Kësaj duhet ti gëzohen të gjithë shqiptarët kudo ku janë.”

Reagimi i Haradinajt, vjen pas deklaratës së Ramës, i cili mohoi që të kishte ndërhyrë në çështjen e Kosovës në Bruksel. Disa javë më parë, Haradinaj e akuzoi publikisht Ramën se kishte dijeni se Thaçi, Rama e Vuçiç do të ndanin 10 miliardë euro me njëri-tjetrin për copëtimin e Kosovës. Haradinaj akuzoi më tej Ramën, kur tha se i ka bërë presion në prani të Merkel e Macron për të hequr taksën vendosur ndaj mallrave serbe.

Por ja si iu përgjigj Rama dje:

Në gjykatat e Kosovës, zotëria duhet të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndanim unë, Hashim Thaçi dhe Vuçiçi. Që t’i thuash një populli se ishin 10 miliardë në tavolinë atyre bravo ju qoftë që marrin akoma vota.

Ky dha dorëheqjen me demek dhe është akoma kryeministër i Kosovës, një person që më detyroi të dal publikisht që gënjeu publikisht pas samitit të Brrlinit. Në asnjë sekondë nuk i kam bërë presion që të heqë taksën.

I kam thënë vetëm që “kjo që të propozon Makron të vjen vetëm një herë”. Makron në sy tim, kancelares dhe dhe presidentit të Serbisë i tha: “Më jep 4 muaj Ramush dhe do futem unë në procesin e dialogut. Ti pezulloje taksën. Nuk i tha njeri hiqe. Serbia të pezullojë fushatën idiotekse kundër njohjeve dhe unë do të heq veton për vizat”. Në vend që të bënte një lëvizje taktike për të marrë diçka bëri një kokëfortësi dhe sot Kosova nuk ka akoma vizat. Dhe pastaj gënjeu dhe tha që po më bëjnë presion. Këtë kryeministrin në ikje do ta çoj në gjyq.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama hashim thaci rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet