Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Magjistrati Shkëlqim Miri do t’i nënshtrohet procedurës së Vettingut. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, vendosën që të rrëzonin vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në prill të këtij viti, ku caktohej përfundimi i procesit të rivlerësimit për Mirin.
Njoftim vendimi
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 30/2021, datë 02.06.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të
Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 374, datë 23.04.2021, që I përket subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Miri.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 07.10.2021
Kush është gjyqtari Shkëlqim Miri?
Shkëlqim Miri ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës që nga viti 2010, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në vitin 2012-të dhe më herët gjyqtar i Apelit në Durrës (para 2010). Një nga çështjet më të rëndësishme që ka kaluar në gjykimin e Shkëlqim Mirit ka qenë dosja e Gërdecit, ku ai ka qenë pjesë e një prej proceseve gjyqësore.
Shkëlqim Miri u arrestua në nëntor të vitit 2017 për korrupsion pasi akuzohej se kishte marrë 20 mijë euro ryshfet për të liruar nga burgu të dënuarin për vrasje, Gentian Doda.
Kur u bë arrestimi Mirit iu gjetën në banesë rreth 34 milionë lekë të reja, para për të cilat gjyqtari tha se i kishte marrë për tu kuruar nga tumori, arsye që e përdori për të kërkuar lirinë. 15 ditë më vonë, gjyqtari u lirua.
Nga paratë e sekuestruara, vetëm afro 175 mijë euro, 9.3 milionë lekë dhe 1 mijë dollarë kaluan në llogari të shtetit, ndërsa pjesa tjetër iu kthye Mirit sërish.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË- Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ka dhunuar në krye të detyrës mjekët në poliklinikën e lagjes “Hajro Ç...
TIRANË– Ardi Veliu është larguar me një akt të fundit nga drejtimi i Policisë së Shtetit. Ish-drejtori i Përgjithshëm që dje pati ditën e fundit në p...
TIRANE– Disa të arrestuar gjatë natës nga Policia e Tiranës për disa shkelje që janë konstatuar. 2 persona mbi 40 vjeç u arrestuan pasi thyen masën...
TIRANË- Gjykata e Apelit la në fuqi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, në lidhje me dënimin e caktuar për Domart Konjarin. Prej vitesh ...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha për kthimin e vlerës monetare, që u sekuestrua në banesën e ...
LUSHNJE- Një 25-vjeçar është prangosur nga Policia në Lushnje, pasi akuzohet se i ka marrë një gruaje të moshuar varësen e floririt nga qafa. I arrestuar...
ITALI- Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Canosa Sannita, është aksidentuar me makinë në zonën e Santa Lucias në Itali.Sipas mediave italiane...
FIER- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier për vepra të ndryshme penale. Mësohet se një 25-vjeçar me iniciale P.L është arrestuar pasi ka vj...
TIRANË- Ditën e djeshme u hap zyrtarisht aplikimi për llotarinë amerikane 2023, ndërkohë që sot ambasada amerikane ka dalë me një njoftim të rëndësishëm pë...
TIRANE– Engert Pëllumbi, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Vlorë e ka kaluar me sukses procesin e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe trup...