Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela dërgojnë vendimin për rekurs në Gjykatën e Lartë
10 Gusht 2020, 10:01Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dërguar sot vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme për rekurs në Gjykatën e Lartë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Tahiri bashkë me ish-kreun e Policisë së Vlorës, kanë depozituar sot rekursin në Gjykatën e Lartë dhe kundërshtojnë vendimin e Apelit të GJKKO.
Po ashtu bëhet me dije se ata kërkojnë marrjen e vendimit nga Apeli dhe jo rigjykim nga shkalla e parë. Vendimi i Tahirit dhe Çelës vjen pak javë parsi, Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar dënimin nga shkalla e parë për ish-ministrin e Brendshëm. Dyshja priste vendimin për pafajësi, por ngjarjet kanë marrë një tjetër rrjedhë dhe tashmë çështja do rigjykohet nga e para.
Apeli në vendim ka bërë me dije se vendimi i parë më parë kishte shkelje, pasi ishin ndërruar akuzat, por nuk ishin njoftuar në kohë dy të pandehur.
Kujtojmë se ish-ministri është nën akuzë për trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal. Gjykata e Krimeve të Rënda i dënoi Tahirin e Çelën për “shpërdorim detyre”.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar sot 3 persona, për vepra të ndryshme penale. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se në pranga ka rënë një 27-vje...
VLORË- Zhduket në Vlorë një grua bashkë me vajzën e saj 2-vjeçe. Policia bën me dije se gruaja bashkë me vajzën është larguar nga banesa 2 ditë më p...
POGRADEC- Ditën e sotme gjykata e Pogradecit ka vendosur “arrest me burg” për Olsi Çekiçin, 44-vjeçari që i preu kokën me thikë nënës së ti...
Aktualitet10 Gusht 2020, 09:12
ELBASAN– Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili, përkatësisht 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në Elbasan, janë lënë në burg ditën e sotme. Ata akuzohen se kanë ma...
TIRANË- Bashkëshortja e Havzi Nelës, poetit të vrarë nga regjimi komunist ka kujtuar e vetme bashkëshortin e saj. Një qytetar e ka fotografuar atë sot para...
SHQIPËRI- Shqipëria është një vend që njihet për bukuritë e saj natyrore. Së fundmi, autori Krishna Teja në artikullin që ka publikuar për vendin tonë në b...
TIRANË- Policia e Tiranës ka sqaruar vdekjen e ndodhur sot në mëngjes në Lapurakë, ku u gjet e pajetë një 67-vjeçare. Në një njoftim për mediat, blu...
TIRANË- Federata Shqiptare e Aeronautikës njofton se personi që është rrëzuar dje gjatë tentativës së hedhjes me parashutë nga Llogaraja nuk është pjesë e ...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga vdekja e Veronika Ramadanit në Laprakë. Burime pranë Mjekësisë Ligjore bëjnë me dije se vdekja e të moshuarës ka qenë ...
TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar sot në Tiranë, pasi Policia gjatë një kontrolli i ka gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram e 75 gram lëndë narkoti...