LIVE UPDATES
Aktualitet

SHÇBA iu shkoi në banesë me qen antidrogë! Dalin pamjet e operacionit ku u arrestua efektivi i RENEA-s, Rael Luli me grupin

21 Gusht 2021, 10:24 Nga DOSJA
SHÇBA iu shkoi në banesë me qen antidrogë! Dalin pamjet e

TIRANË– Një ditë pas arrestimit të efektivit të RENEA-s, Rael Luli, i cili dyshohet se është koka e një grupi të shpërndarjes së drogës në kryeqytet, janë publikuar edhe pamje nga operacioni. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, drejtoria rajonale në Tiranë, njofton se ka nisur një procedim që prej disa muajsh, që është finalizuar mbrëmjen e djeshme. Të arrestuar janë 3 persona, ndërsa në gjendje të lirë janë ndjekur edhe 2 të tjerë.

Ata janë: Rael Luli, 27 vjeç, punonjës policie në repartin special “RENEA”, i dyshuar si koka e grupit; Jurgen Luli, 30 vjeç; Gevi Spahia,27 vjeç, i dënuar për tentativë vrasje; ndërsa në gjendje të lirë po ndiqen: Gertjan Harapi, 26 vjeç; Ergi Sala, 26 vjec.

Por ku vepronte grupi? Me mbështetjen dhe nën udhëzimin e punonjësit të RENEA-s, grupi i shpërndarësve vepronte në zonën e ish-Parkut të Autobusave, Misto Mames, Yzberishtit dhe Kombinatit. Ata shpërndanin disa lloj drogërash të forta, ndërsa në pamjet e operacionit shihet se banesat e tyre janë të mbushura me një “gamë” artikujsh të ndaluar nga ligji. Janë sekuestruar 434 gram kokainë, 576 gram kanabis, 100.6 gram ekstazi, 7 peshore, 11.890 euro, 3 pistoleta Bruni e Glock, 219 fishekë, 7 celularë dhe një pajisje e dyshuar si granatë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë – Në përfundim të hetimeve mbi operacionin e datës 20.08.2021 të SHÇBA mbi goditjen e një grupi të shpërndarjes së lëndëve narkotike me 5 të shoqëruar në kushtet e flagrancës, mes tyre 1 punonjës policie njoftojmë se: Drejtoria Rajonale e SHÇBA-së Tiranë, në funksion të procedimit penal nr. 5520 të vitit 2021, të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka kryer hetime në një periudhë kohore disa mujore me metoda speciale hetimi dhe si rezultat i tyre, nl bashkëpunim dhe me mbështetjen e strukturave policore të DVP Tiranë, të Rendit Publik, të strukturave të posaçme të luftës kundër drogës dhe të Njësisë Operacionale, ka realizuar goditjen e një grupi kriminal të tregtimit të lëndëve narkotike që vepronin kryesisht në qytetin e Tiranës, bazuar mbi nenet 283/2, 278 dhe 248 të Kodit Penal.
Në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– R.L., 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;
– J.L., 30 vjeç;
– G.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:
– G.H., 26 vjeç;
– E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.
Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:
– 434 gr kokainë;
– 576 gr kanabis, e ambalazhuar;
– 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;
– 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;
– 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;
– Vlera monetare 11,890 euro;
– 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;
– Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;
– 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;
– 1 automjet tip Benz;
– 7 aparate celularë;
– Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;
– 2 motoçikleta (pa targa).
Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ergi sala gertjan harapi gevi spahia jurgen luli rael luli ergi sala gertjan harapi gevi spahia jurgen luli rael luli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet