"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Sherr për motive pronësie në Fier, 55-vjeçari merr kallashin dhe shkon të vrasë fqinjin, ‘zihet në pritë’ nga polici
24 Maj 2021, 09:28Nga DOSJA
FIER– Një 55-vjeçar i identifikuar si Zija Rrapaj, është vënë në pranga pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje. Mësohet se 55-vjeçari ishte konfliktuar me fqinjin e tij, persoin me iniciale J.K. për motive pronësi.
Ai ka marrë kallashnikovin dhe është nisur për tek banesa e fqinjit, por policia i ka ‘zënë pritë’ pasi është njoftuar për konfliktin dhe ka parandaluar një krim të rëndë. Efektivët kanë sekuestruar dhe kallashnikovin.
Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit duke bërë shoqërimin në Komisariat të dy palëve të përfshira në konflikt, shtetasin Z. Rr dhe J. K.
Gjithashtu, bazuar mbi informacionet e marra se shtetasi Z. Rr. kishte fshehur një armë zjarri në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll dhe si rezultat kanë gjetur e sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se i përkasin shtetasit Z. Rr..
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe luhatje temperatuarsh për këtë javë. Drejtuesja e Zyrës Operacionale pra...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, (KPK) ka shpallur ditën e sotme vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor...
TIRANE– Shtëpia e vjedhur dje në zonën e Shallvareve në Tiranë rezulton se është banesa ku jeton një efektiv policie dhe familja e tij.Burime për Dosja.al bëjnë...
TIRANË– Dosja.al ju sjell ngjarjet kryesore të portaleve në vend. Thuajse të gjitha mediat kanë në faqe të parë grabitjen e ndodhur gjatë natës në Le...
TIRANË- Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e 8 personave dhe sekuestrimin e dy armëve të ftohta. Një vjedhje është zbuluar nga efektivët e rendit në ...
TIRANË– Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka mohuar hetimin që u raportua në media se ka nisur për Policinë e Rend...
DURRËS– Drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Durrës, Rezart Elmazi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra ditën e sotme. Mësohet se Elmazi kishte dhënë dorëheqjen...