Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Listat e partive, Soreca thirrje KQZ-së: Kaloni në filtrin e dekriminalizimit të gjithë kandidatët
10 Mars 2021, 18:36Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të kalojë në filtrin e dekriminalizimit, të gjithë kandidatët për deputetë që janë në listat e të gjitha partive politike, në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet soicale, Soreca shkruan se ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët.
“Partitë politike tani kanë prezantuar listat e tyre për zgjedhjet 25/4. Tani është KQZ në konsultim me zyrën e Prokurorisë së Përgjithshme, që do të verifikojnë kandidatët. Ligji i dekriminalizimit duhet të zbatohet plotësisht dhe duhet të plotësohen standardet e larta të integritetit për të gjithë kandidatët ”, shkruan Soreca.
Paradien e sotme, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nga Elbasani, theksoi se KQZ duhet të verifikojë të gjithë kandidatët, ndërsa paralajmëroi se do të ketë edhe skualifikime. Ndërkohë, Helga Vukaj, anëtare e Koimisionit Rregullator i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon mosregjistrimin e kandidatëve me cilësi të papërshtatme për deputetë. Më herët ishte Partia Demokratike ajo që kërkoi ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje me argumentin se është shpallur “non grata” në SHBA.
Më 8 mars, të gjitha partitë politike të vendit tonë dorëzuan listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit në KQZ.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë thirrjen se shqiptarët më 25 prill do tu tregojnë të gjithëve se janë një popull shqiponjash ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur sipas tij një tjetër dështim të kryeministrit Edi Rama.Në një postim që ka bërë në ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim në “Facebook” u ka drejtuar një pyetje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, ku dhe u ka kërku...
TIRANË- Grida Duma u takua në Kavajë me Durim Beu, i cili e ka humbur këmbën prej 6 vjetësh, por është përjashtuar nga marrja e kempit. Babai i 4 fëmijëve ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se pasnesër pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 38 mijë e 400 dozat e para ta vaksinës Astrazeneca, vaksinë...
TIRANË– Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, ka deklaruar se nuk i frikësohet përballjes me Jozefina Topallin, Astrit Patozin si dhe kampin socialist ...
TIRANË- Regjisori Edmond Budina, i pyetur nëse kritikat e tij, kanë qenë për faktin që nuk ka qenë në listën e PD-së për të kandiduar në zgejdhjet e 25 pri...
TIRANË– Helga Vukaj, anëtare e Koimisionit Rregullator i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon mosregjistrimin e kandidatëv...
TIRANË – Pas përfshirjes në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit Prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka dhënë dorëheqj...
TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka replikuarm e faqen e memeve “Brryli Broadway”. Në një koment të bërë nga vetë faqja ...