LIVE UPDATES
Aktualitet

18 Mars 2020, 12:34 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërkojnë një pagë. Rama tha se janë të fundit për të kërkuar, pasi sipas tyre shteti e di shumë mirë sesa është fitimi i tyre.

Në një intervistë për News 24, Rama tha:  Bizneset e mëdha janë të fundit në radhë për të hapur gojën në kohë lufte, e jo më për të kërkuar gjëra që janë mësuar t;i kërkojnë sa herë bëhet gati buxheti i shtetit. E di unë per kë po flas dhe cfarë po flas, nuk po them se nuk do t’i konsiderojmë por bëjnë mirë që në këtë luftë si të gjithë të pasuri të jenë në krah të popullit dhe jo të xhepit, të jenë në krahë të shtetit, të mos e shohin si bankë alternative shtetin. T’ju ngulet në mendje të gjithëve që kjo është luftë dhe ky shtet ka prioritete, janë fëmijët, më të moshuarit, ata të cilët janë në një buiznes të voglë, ata që janë të punësuar në bizneset e mëdha dhe sigurisht pastaj vijnë këta të mëdhenjtë, që të mos gabohem kanë marrë vitin e shkuar nga dividenti një shumë të madhe, është koha që atë shumë ta vendosin në dispozicion të njerëzve të tyre, të mos blejnë vetura e të bëjnë pushime në vende të shtrenjta të botës”.

Kryeministri foli edhe për situatën e krijuar dhe theksoi se ka kategori që kërkojnë patjetër ndihmën e shtetit. “Do ruajmë dhe detin që bëhet kos. Duke dëgjuar propozime të papërgjegjshme, kërkesa pas kërkesash, nga komuniteti i biznesit. Dua t’u them të gjithëve se deti nuk është bërë kos, por jemi këtu për të kursyer dhe kosin që kemi. Sepse jemi në luftë. Në një luftë të mirëfilltë që quhet e tillë dhe nga lider më të mëdhenj të botës. Presidenti i SHBA flet për luftë, i Francës po ashtu. Jemi në luftë. Nëse do të ishte forma e luftës me të cilën jemi mësuar nga tv apo eksperienca jonë në rajon dhe nga vet eksperienca në 99 kur njerëzit iknin nga Kosova, se i kishin bombat mbi krye, s’do bënim pyetje për këtë kohë dhe të bënin kërkesa absurde për një kohë luftë. Duke i kërkuar qeverisë nënë e babë. Jo qeveria ka detyrë tu gjendjet pranë të gjithëve, të shoh ata që janë më të dobëtit. Ata që rrinë në shtëpi dhe më të drejtë ankohen e janë të stresuar, le të kujtohen se pak km larg tyre rrinë në çadër, ka pensionistë të vetmuar. Ne kurrë s’do të bëjmë gjëra që mund të lezetojnë sot dhe kthehen nesër në një bumerang me pasoja të pallogaritshme.”-u shpreh shefi i ekzekutivit.

Një paralajmërim e pati edhe për biznesmenët e mëdhenj, që sipas tij, nëse nuk do të sakrifikojnë për popullin shqiptar. “Nuk është bërë deti kos, e deti kos nuk do të bëhet, e as ato liqenet e tyre s’do t’i shohin… E dimë fitimin e tyre. E shoh të turpshme që ata njerëz që kanë ngritur biznese të mëdha të akuzohen e baltosen, por sot është koha që t’ju them se duhet të sakrifikoni për popullin shqiptar, dhe nëse pasojat e mos-sakrificës tuaj bien mbi popull, s’do të bëni biznes rehat.”-tha Rama. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll
Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet