LIVE UPDATES
Aktualitet

Thyenin banesat dhe vidhnin bizhuteri, arrestohen ‘tmerret’ e kasafortave në Tiranë, mes tyre dy femra (VD)

8 Korrik 2019, 08:27 Nga DOSJA
Thyenin banesat dhe vidhnin bizhuteri, arrestohen ‘tmerret’ e

TIRANË– Tre persona kanë rënë në pranga, një po hetohet në gjendje të lirë ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje banesash.

Dosja.al mëson se grupi prej pesë personave vepronte në zona të ndryshme në kryeqytet ku futeshin në banesa dhe vidhnin bizhuteri e kasaforta të ndryshme. 

Ata u pikasën pas një denoncimi që bëri një qytetar, banues në rrugën “Sulejman Pitarka”, të cilit i kishin vjedhur kasafortën ku mbante bizhuteri të shtrenjta. Për të humbur gjurmët, hajdutët kishin hedhur kasafortën në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut. 

Policia kontrolloi githashtu edhe në banesat e tyre ku gjeti një arsenal me mjete që i përdornin për vjedhje dhe sende të shumta që kishin grabitur. U sekuestruan: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme.

 

 

Grupi dyshohet se gjithasht është autor i vjedhjes së banesës së qytetarit me inicialet E.Ç., më 4 prill të këtij viti.

Në pranga ranë:

E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Në kërkim u shpall: K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”

Ndërsa në gjendje të lirë po hetohet shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Njiftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Kasaforta”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr.2.

Falë reagimit profesional dhe në kohë, zbulohet dhe goditet një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Arrestohen në flgrancë 3 persona, 1 shpallet në kërkim dhe 1 ndiqet në gjendje të lirë.

Sekuestrohen bizhuteritë, kasaforta, vlerat monetare, si dhe sendet e përdorura për të kryer vjedhjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, më datë 06.07.2019, rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në rrugën “Sulejman Pitarka”, është vjedhur banesa e shtetasit Th. Q, ku kanë marrë një kasafortë, brenda së cilës kishte disa bizhuteri të shtrenjta dhe një sasi parash.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, informacioneve të grumbulluara në rrugë operative për personat e dyshuar, shërbimet e Policisë të Kom. Pol. nr. 2 organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Kasaforta”, duke bërë të mundur evidentimin, zbulimin dhe goditjen e një grupi që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. J., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

A. Sh., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim.

D.. P., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”.

Si dhe u shpall në kërkim policor dhe po punohet per kapjen e shtetasit:
K. P., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda”, në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasja M. Gj., banuese në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Operacioni ka nisur paraditen e datës 07.07.2019 dhe është finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm me arrestimin e personave, si dhe me gjetjen dhe sekuestrimin e sendeve të vjedhura.

Policia ka bërë të mundur që në lumin Erzen, në afërsi të Shijakut, të gjejë kasafortën që autorët kishin hedhur në lumë për të humbur gjurmët, si dhe gjatë kontrollit të banesave të tyre Policia gjeti dhe sekuestroi në cilesinë e provës materiale sendet si më poshtë: 41 ora të ndryshme të markave të shtrenjta, katër çelesa special për hapje dyersh, një automjet me targa AC 525 T, 11 lima për pastrimin e çelësave special, dy leva për hapje dyersh, një sasi monedhash metalike të llojeve të ndryshme, shtatë telefona celular, një elektrik (elektroshot), një sasi bizhuterish të ndryshme.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit E. Ç., ngjarje e datës 05.04.2019.

Vijojn puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që dyshohet se janë kryer nga ky grup në vende të ndryshme në Tiranë.

Materialet iu derguan Prokurorise së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet grupi i hajduteve tirane tmerri i kasafortave arrestohet grupi i hajduteve tirane tmerri i kasafortave


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet