Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Transport i paligjshëm emigrantësh, arrestohet 17-vjeçari, në kërkim organizatori dhe bashkëpunëtori
11 Gusht 2021, 10:45Nga DOSJA
KORÇË– Një 17-vjeçar me inicialet O.Sh., është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm. Adoleshenti u kap në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec. A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan (në rolin e organizatorit) dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës (bashkëpunëtor), janë shpallur në kërkim pasi rezultojnë se janë të implikuar në këtë çështje.
Njoftimi i policisë Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shpallen në kërkim edhe 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Policinë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit O. Sh., 17 vjeç, banues në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugën Qafë Plloçë-Qukës, në afërsi të fshatit Kalivaç, Pogradec, shtetasin e mësipërm duke transportuar me mjetin tip “Renault”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve O. Sh., kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se të implikuar në këtë ngjarje janë edhe shtetasit A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan (në rolin e organizatorit) dhe Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës (bashkëpunëtor), të cilët u shpallën në kërkim dhe nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KAVAJË– Disa qenushë, vetëm tre muajsh, janë gjetur të helmuar në Golem një ditë më parë. Faqja e Instagramit ka denoncuar me pamje helmimin e katërputrosh...
TIRANË– Fatmir Pjetri ka marrë përsipër fajin si personi që ideoi planin e arratisjes nga burgu 313 në Tiranë. Gjykata e Tiranës e la në burg Pjetrin së ba...
TIRANË– Zjarri në Karaburun është shuar. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes, e cila shkruan se pas dy javësh luftë dhe mund, në ga...
TIRANË– Përballë Gjykatës Arbër Çekaj mohoi të ketë pasur plan që të arratisej. Ai tha se doli jashtë për ajrosje e se nuk e dinte se Fatmir Pjetri ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu ka publikuar një video të pacientëve të cilët janë të infektuar me koronavirus.Një prej pacienteve të ...