Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Vrasja e Eri Zefit/ Shpallet në kërkim shoku i fëmijërisë, e nxorri në pritë tek vrasësit kundrejt një shume parash (EM
30 Tetor 2019, 08:51Nga DOSJA
Midritë- Nga Policia për vrasjen e Eri Zefi, 34-vjeç, ngjarje kjo që ndodhi pak javë më parë në fshatin Zallë Xhuxhë në Fan të Mirditës është shpallur në kërkim Mikel (Gjovalin) Alia, shoku i tij i fëmijërisë.
Mësohet se ka qenë Mikel (Gjovalin) Alia ai e nxori viktimën në pritë tek vrasësit. Shoku i fëmijërisë këtë e bëri kundrejt një shume parash, duke e nxjerrë nga shtëpia viktimën, falë direktivave dhe skenarit që kishin bërë gjaksit. (lexo këtu)
34 vjeçari Eri Zefi u gjet i vdekur në një kanal në fshatin Zall-Xhuxhë të Mirditës.Ai u ekzekutua me 6 plumba, 4 prej të cilëve e kanë kapur në kokë ndërsa 2 të tjerët në gjoks. Në trupin e viktimës u konstatuan shenja dhune dhe vrasja rezulton të ketë ndodhur gjatë natës pikërisht në vendin ku është gjetur trupi i viktimës.
Zefi u gjet rastësisht nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan menjëherë policinë. Pista e parë ku po hetohet është ajo e hakmarrjes,pasi vëllai i viktimës Eri Zefi, Ndue Zefi vrau mëngjesin e 24 shkurtit në qytetin e Durrësit, fqinjin e tij, Martin Ndreca pasi ky i fundit i kishte ofenduar njerëzit e familjes.
Pak ditë pas krimit të kryer, Ndue Zefi u vetëdorëzua në Policinë e Shkodrës dhe vijon të qëndrojë në paraburgim, në pritje të dënimit që do t’i japë Gjykata e Durrësit. Dy familjet Ndreca dhe Zefi ishin nga Mirdita dhe prej vitesh ishin zhvendosur me banim në qytetin e Durrësit.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View ...
DURRËS– Eduard Xhezo, i shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Arben Beqiraj është arrestuar në Durrës.Mësohet se 34-vjeçari po qarkullonte me...
Lushnje– Një aksident i rëndë ndodhi dy ditë më parë në aksin Fier-Lushnje, ku humbën jetën dy kushërinj të rij Alteo Shabani dhe Jorgos Shabani. Ndërsa, në gje...
Laç– Nga policia është arrestuar një punonjës i Policisë Rrugore, pasi shiste sende të vjedhura që i sillte vëllai nga Gjermania. Mësohet se në prangat ...
Tiranë- Ditën e djeshme i ftuar në emisionin “Top Show” gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Kostandinos Kacifas, ekstremistit ...
TIRANË- Mësohet që 3 shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet e policisë kroate në Dubrovnik, për shkak se u kapën në flagrancë me 40 kilogramë marijuanë....
Gjirokastër- Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për...
Shqipëri- Prej disa orës po qarkullon në rrjet një video tronditëse, ku tregon kushtet skandaloze dhe mënyrën si stërviten fëmijët në klubet e futbollit në Shq...
Gjirokastër- Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për ...
Tiranë- Debate mbrëmjen e djeshme mes Alfred Pezë dhe Shpëtim Idrizit për marrëdhëniet greko-shqiptare ka pasur një debat në emisionin “Top Show”.Në një moment ...