LIVE UPDATES
Aktualitet

U vetësakrifikua mes flakëve, Meta vlerëson heroin Arjan Sala me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”: Njerëz të tillë

13 Prill 2021, 14:29 Nga DOSJA
U vetësakrifikua mes flakëve, Meta vlerëson heroin Arjan Sala me

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar heroin Arjan Sala (pas vdekjes) me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”. Në një ceremoni të mbajtur në hollin e Presidencës, Meta vlerësoi Salën, i cili është shpallur edhe ‘Dëshmor i Atdheut’, pasi u vetësakrifikua mes flakëve për të shpëtuar kolegët e tij, pas zjarrit që ra në magazinën e qëndrës tregtare “Casa italia”.

Motivacioni i vlerësimit ishte: “Në shenjë vlerësimi e respekti të thellë për heroizmin e pashoq në përmbushjen e detyrës për të shpëtuar jetën e shumë qytetarëve. Për sakrificën dhe vetëflijimin e tij sublim, me të cilat ai hyri në zemrat tona, si shembull i heroizmit dhe humanizmit”.

Në fjalën e tij, Meta tha se njerëz si Sala i bëjnë nder kombit me sakrificat e tyre.

Pjesë nga fjala e Metës:

“Të dashur familjarë dhe miq të heroit tonë Arjan Sala, të nderuar pjesëmarrës, zonja dhe zotërinj. Kam detyrimin të organizoj sot këtë ceremoni solemne për t’i akorduar titullin e lartë ‘Dekorata e Artë e Shqiponjës’, Arjan Salës, njeriut tuaj më të dashur, që i tregoi mbarë Shqipërisë shembullin e shkëlqyer të përgjegjshmërisë dhe ndjenjës më të lartë qytetare e humane ndaj detyrës, ndaj kolegëve, por mbi të gjitha të dashurisë për njerëzit.  Ndajmë bashkë me ju familjarët e tij dhimbjen për humbjen e tij të parakohshme, ashtu sikurse jemi krenarë për veprën e tij sublime.

Njëkohësisht jemi të bindur se përmes këtij akti, pavarësisht pasojave tragjike me humbjen e pazëvendësueshme për familjen e tij, Arjani na ka dhënë një shembull të gjithëve, se si duhet të sakrifikojmë dhe se si duhet të tregojmë dashurinë për njëri-tjetrin. Vepra heroike e Arjanit imponon respektin dhe mirënjohjen e përjetshme të gjithë shqiptarëve,  jo vetëm të atyre që ai u shpëtoi jetën. Në një kohë kur shoqëria jonë po vuan plagën e rëndë të braktisjes së vendit, sidomos nga të rinjtë, Arjani tregoi se ky vend ka njerëz të mëdhenj, të cilët kanë dhe familje të mrekullueshme, që i kanë edukuar fëmijët e tyre siç kanë edukuar prindërit Arjanin, me dashurinë e pafund për atdheun, për njerëzit dhe me ndjenjën e lartë të detyrës.

Ndaj dhe natyrshëm, mijëra mesazhe solidariteti, dedikime, e ngushëllime nga njerëz të panjohur janë shprehur për të, si një reagim dhe një dhimbje e pamasë njerëzore. Kemi të gjithë dhimbje dhe trishtim për këtë humbje që nuk duhet të kishte ndodhur. Arjani sakrifikoi jetën e tij në moshën më të bukur, për të shpëtuar kolegët dhe njerëzit në luftë me flakët.  Ky është hero i ditëve tona të vështira, është një frymëzim për të ardhmen dhe një mësim për të gjithë egoistët që nuk shikojnë përtej interesave të tyre. Sot ne nderojmë dhe kujtojmë Arjanin, si simbol i vetëmohimit, i dashurisë për njerëzit, si shembull i mirësisë dhe  vlerave më të larta humane dhe njerëzore. Mbi vetëflijimin e tij, duhet të punojmë që të ndërtojmë, një shtet më të fortë, një shtet më njerëzor, një shtet më të dhimbsur, një shtet më social dhe një shtet më reagues, sidomos në momentet e fatkeqësive.

Një shtet që jo vetëm nuk i braktis njerëzit në nevojë dhe momentet më të vështira, por që është i përgatitur për t’i përballuar këto momente. Ky shembull dhe kjo humbje e madhe e njeriut tuaj më të dashur, por dhe e njeriut tonë të paharruar, Arjan Salës, të këtij shqiptari të madh, meriton të jetë gjithmonë i kujtuar si bashkëkombës i ‘Nënë Terezës’. Sepse ka bërë një akt të jashtëzakonshëm, kur mund të gjente çdo lloj justifikimi.

Jemi këtu edhe për Aronin djalin 4-vjeçar dhe do t’ia themi gjithmonë që të jetë krenar që është Aron Sala, sepse emrin e babit të tij tani e dinë gjithë dhe do ta kujtojnë gjithmonë të gjithë shqiptarët. Ne babin nuk ia kthejmë dot Aronit, por detyrimi ndaj atij personalisht, ndaj bashkëshortes, familjes Sala, e kemi të gjithë. I dashur Aron, ti nuk ke për t’u ndjerë kurrë jetim në jetë sepse të gjithë do të kujdesemi në çdo moment për ty, duke nisur nga unë i pari. Por të jesh krenar se falë babait tënd Shqipëria sot mund të kishte disa dhjetëra jetimë të tjerë.

T’i edukojmë fëmijët me dashurinë për njerëzit, me dashurinë për familjen, me dashurinë për atdheun, me dashurinë për Shqipërinë, në mënyrë që vendi ynë të ketë një të ardhme të begatë, ashtu siç e meritojnë të gjithë shqiptarët. Në mënyrë që Shqipëria të jetë edhe më njerëzore dhe të jetë gjithmonë një vend që ka diell për të gjithë shqiptarët. I përjetshëm kujtimi i këtij heroi, i cili do të mbahet mend gjithmonë si një hero i vërtetë, si një hero i gjallë me shembullin e tij, vet mohimin e tij dhe mësimin, që na ka dhënë të gjithëve”.

 (f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut ilir meta arjan sala arjan sala shpallet deshmor i atdheut ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet