"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Vidhte shtëpitë në fshatin Nartë të Vlorës, arrestohet 38-vjeçari që terrorizoi banorët, u kap në flagrancë
5 Shtator 2020, 18:40Nga DOSJA
VLORË– Një 38-vjeçar me inicialet E.M., është vënë në pranga nga Policia e Vlorës. Mësohet se i riu, akuzohet se ka kryer një seri vjedhjesh në fshatin Nartë të Vlorës. Pasditen e sotme, pas denoncimeve të shumta për këto grabitje në seri, efektivët ishin vënë në ndjekje të të riut.
Ata po e vëzhgonin, në momentin që 38-vjeçari u fut në një tjetër banesë, që të kryente vjedhjen e radhës. Kështu, ai u arrestua në flagrancë, dhe është dërguar në komisariatin e Vlorës.
Banorët e fshatit Nartë, ishin të terrorizuar prej ditësh. Më herët, janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë në lidhje me këto vjedhje. Ata dyshohet se kanë bashkëpunuar me 38-vjeçarin.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SARANDË– Dy persona rezulton se janë infektuar me Covid-19 në qytetin e Sarandës. Dosja.al ka mësuar se një nga dy të infektuarit që u rapuortuan dit...
SHQIPËRI– 312 viktima, 3814 të infektuar aktivë dhe 5976 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë, në muajin mars. D...
SARANDË– Një 37-vjeçare ka helmuar veten pas dhimbjes së madhe që ka përjetuar pasi i ish-bashkëshorti i marrë të bijën në Itali. Me vendim gjykate,...
SHKODËR– Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg shtetasin italian Cristiano Trapano, 60 vjeç, i cili u kap në pikën kufitare të Muriqanit me 30 kilogram...
TIRANË – Deputetët rikthehen nga pushimet, duke sjellë me vete edhe ethet, nëse do të munden që shtatorin tjetër të futen apo jo sallën e Kuvendit.Fa...