LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO- Vritet nga efektivi Sula i riu Jurgen Duka, sherri nisi për radhën në market

14 Dhjetor 2021, 06:29 Nga DOSJA
VIDEO- Vritet nga efektivi Sula i riu Jurgen Duka, sherri nisi për

TIRANË– Jurgen Duka, 29 vjeç, banues në Kamzë dhe me precedentë penalë ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga efektivi i policisë Arbër Sula, banues në Sauk dhe agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, vetëm 20 minuta pas mesnatës së kaluar në Tiranë. Dosja.al ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në një market 24 orësh në rrugën “Irfan Tomini”, pranë zonës së njohur si ‘Vasil Shanto’ në kryeqytet. Në një kohë kur të gjithë duhet të jenë të kyçur në shtëpi për shkak të orës policore të vendosur në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e Covid-19, Duka ishte në market me një grup shokësh për të blerë disa pije alkoolike.

Por paralelisht me ta, ishte edhe efektivi i policisë së Dibrës, Arbër Sula së bashku me miqtë e tij. Sherri ka nisur në momentin kur pesë të rinjtë kanë mbërritur në kasë dhe do të bënin pagesën, por mosdakordësia për radhën ka çuar në konflikt. Në pamjet e kamerave të sigurisë së marketit të siguruara nga Dosja.al  shihet se viktima ka nisur të konfliktohet me Sulën, për faktin se kush do të paguante i pari. Mes tyre ndërhyn dhe shoku i 29-vjeçarit, por situata përshkallëzohet. Pesë të rinjtë nisin të përplasen fizikisht dhe pavarësisht ndërhyrjes së shitësit shkrepet arma dhe plumbi përfundon në zemrën e Dukës.

Jurgen Duka rrëzohet në tokë, ndërsa të gjithë dalin nga marketi. Brenda dyqanit shihet vetëm 29-vjeçari i shtrirë dhe shitësi. Me lajmërimin e ambulancës, Duka u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ia doli dot që tu mbijetonte plagëve të marra. Grupi hetimor i ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që çuan në identifikimin e autorit të ngjarjes, efektivi Sula që është shpallur në kërkim, ndërkohë që në pyetje është marrë edhe shoku i viktimës, O.D.. Ai ka rrëfyer se gjithçka ka nisur në mënyrë krejt banale për radhën në market. Në një njoftim të dytë, Policia e Tiranës bënte me dije se në xhepat e pantallonave të viktimës ishin gjetur edhe 2.8 gramë lëndë narkotike të llojit kokainë. Në momentin e krimit, të gjithë të rinjtë e përfshirë dyshohet të kenë qenë në gjendje të dehur. 

Jurgen Duka ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe 15 persona të tjerë. Duka akuzohej për trafikimin e kokainës dhe heroinës nga Amerika e Jugut dhe Evropa Veriore, ndërsa marijuana vinte kryesisht nga Maqedonia dhe nga Shqipëria. Në kuadër të operacionit u sekuestruan dhe pasuri në vlerën 150 mijë euro.

Në vitin 2016, Duka ishte dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” në vitin 2016.  Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg. Ndërsa, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrau 29-vjeçarin në supermarket, efektivi Sula do kryente sot testin e drogës

Polici vrau 29-vjeçarin në market, zv.ministri i Brendshëm: Është fenomen global

EMRI/Identifikohet polici që vrau Jurgen Dukën brenda marketit në Tiranë

Vrasësi i Jurgen Dukës është efektiv policie, viktimës iu gjet dhe kokainë në xhepa

VRASJA në Tiranë/Momenti kur largohet ambulanca me viktimën, policia ‘pushton’ zonën

DEBATI që solli përdorimin e armës, Duka dhe autori në sherr për alkoolin

U vra në Tiranë/ Duka u arrestua 1 vit më parë, dërgonte heroinë në Amerikën e Jugut

Vrasja e Dukës në Tiranë, dëshmia e shokut të tij: Hymë në market, një i panjohur…

SHERRI/ Duka u qëllua për vdekje në market, i riu me precedent kriminal

Vrasja në Tiranë, policia: Autori ende nuk dihet, merret në pyetje shoku i viktimës

EMRI/ Mbeti i vrarë me armë zjarri në Tiranë, kush është 29-vjeçari?

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arber sula jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka arber sula jurgen duka vrasje ne tirane vritet jurgen duka

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën