LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja për Zgjedhoren në Kuvend/ Zbardhen ndryshimet: Komisioneri i KQZ me privilegjet e kryetarit të Gjykatës së Lar

26 Qershor 2020, 06:18 Nga DOSJA
Marrëveshja për Zgjedhoren në Kuvend/ Zbardhen ndryshimet:

TIRANË – Zbardhen ndryshimet përfundimtare në Kodin Zgjedhor të arritura nga palët në Këshillin Politik. Kjo marrëveshje ku përfshihet edhe data e dakordësuar e zgjedhjeve, përfshin edhe ndryshimet e datës 24 qershor, ku pranohet propozimi i tretë i bërë nga Partia Demokratike në lidhje me mbledhjen e datës 24 qershor 2020 për KQZ. Në draft sqarohet se me hyrjen në fuqi të Kodit të Ri Zgjedhor, KQZ-ja aktuale do të shkrihet. Paga dhe privilegjet e Komisionerit janë të njëjta me ato të kryetarit të Gjykatës së Lartë. Damian Gjiknuri ka marrë përsipër dorëzimin e marrëveshjes në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhor, që pritet t’i skadojë mandati të martën e ardhshme.

Pikat kryesore të dokumentit

1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe
administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e adminstratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe
institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë
administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor.

2. Organet drejtuese të KQZ-së janë:
i. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;
ii. Komisioni Rregullator; dhe
iii. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

3. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.

4. Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.
Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në mbledhje
publike, të cilat thirren nga Komisioneri. Në rast se Komisioneri nuk vë në lëvizje
Rregullatorin ose KAS-in kur ka çështje të kompetencës së tyre, atëhere organet
vetëmblidhen me kërkesë të çdo anëtari. Për pjesëmarrjen në mbledhje, anëtarët e
Rregullatorit përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit,
por jo më shumë se 80 për qind të pagës vjetore të këtij të fundit.

5. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në seanca publike të shqyrtimit administrativ, të cilat thirren nga Komisioneri, me pjesëmarrjen e palëve të interesuara. Në rast se Komisioneri nuk vë në lëvizje Rregullatorin ose KAS-in kur ka çështje të kompetencës së tyre, atëhere organet vetëmblidhen me kërkesë të çdo anëtari.

Për veprimtarinë e tyre gjatë periudhës, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të
përgjithshme për Kuvendin, zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore ose zgjedhjeve të
pjesshme, deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të
kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim të
barabartë me shumën e pesë pagave mujore të Komisionerit. Për veprimtarinë që
zhvillojnë jashtë kësaj periudhe, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim në masën 50 për
qind të pagës mujore të Komisionerit.

6. Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht detyra të tjera brenda organeve, institucioneve apo enteve, pjesë e pushtetit ekzekutiv.

7. Veprimtaria e KQZ-së, organeve drejtuese dhe e administratës, udhëhiqet, sipas rastit, nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, si dhe nga ligji Nr. 44/2015

“Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

Neni 13 Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve

1. Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.

2. Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që
vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit
të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në
fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.

3. Përzgjedhja e Komisionerit bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme
në drejtim, të ligjëshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo
funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit. Dokumentat apo referencat
provuese të kandidatit lidhur me suksesin dhe ligjëshmërinë në ushtrimin e detyrave
duhet të shtrihen së paku për një periudhë vazhduese 3 vjeçare veprimtarie.

4. Personi që kandidon ose që propozohet për komisioner nuk përfshihet në listën e
kandidatëve që votohen, nëse në momentin e kandidimit ka qenë në ushtrim të detyrës si
funksionar, nëpunës i nivelit të lartë drejtues, apo drejtues i organizatës jofitimprurëse,
ose kur komisioni kompetent i Kuvendit krijon bindjen se marrëdhënien e tij të punës e
ka ndërprerë për shkak të kandidimit ose propozimit për komisioner.

5. Personi që kandidon ose që propozohet për komisioner nuk përfshihet në listën e
kandidatëve që votohen nga Kuvendi, nëse është anëtar aktiv i ndonjë partie politike, ose
nëse ka interesa private, të dukshme ose të njohura, plotësimi i të cilave varet nga
qeverisja në nivel qendror ose vendor.

6. Paga dhe privilegjet e Komisionerit janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e kryetarit të
Gjykatës së Lartë.

7. Komisioneri i nënshtrohet dispozitave të legjislacionit në fuqi për deklarimin dhe
kontrollin e pasurive dhe konfliktin e interesave.

(g.sh;f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike drafti perfundimtar i kodit zgjedhor drafti perfundimtar i kodit zgjedhor

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës