LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Jurgen Kurtit/ Kapen 3 autorët, e ndoqën për 2 javë, 30 mijë € për ekzekutimin (EMRAT)

26 Mars 2019, 10:20 Nga DOSJA
Vrasja e Jurgen Kurtit/ Kapen 3 autorët, e ndoqën për 2

TIRANË-Arrestohen 3 persona për vrasjen e Jurgen Kurtit dhe një tjetër shpallet në kërkim. 

Burime për Dosja.al nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se tre të arrestuarit kishin ndjekur për dy javë Jurgen Kurti, duke mësuar çdo lëvizje të tij. I njëjti burim për Dosja.al u shpreh se tre të arrestuarit dyshohet të jenë paguar 30 mijë euro për të kryer ekzekutimin. Mirëpo nga ana e Policisë nuk përjashtohet edhe pista e hakmarrjes. 

Ndërkohë pas marrjes në pyetje nga efektivët, tre të rinjtë kanë pranuar kriin dhe kanë rrëfyer mënyrën e ndjekjes dhe ekzekutimit. (Lexo këtu)

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kanë sekuestruar një pistoletë, armë të tjera, makinë dhe para. Të arrestuar për vrasjen e Kurtit janë; Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë, Alesio Berberi, 33 vjeç lindur në Patos, Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos. Ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i tyre. 

“Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze. Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje”, thuhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari J. K.

Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

– E. L., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– A. B., 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;
-O. Q., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, (Lexo këtu) u vra pranë shtëpisë së tij në afërsi të stadiumit “Selman Stermasi” nga persona të maskuar.

Kurti sapo kishte zbritur nga makina e tij dhe po kalonte trotuarin për t’u ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua duke e lënë vdekur në vend. Autorët duket se e kishin ndjekur duke kontrolluar të gjitha lëvizjet dhe në fund i bënë pritë poshtë banesës duke e vrarë.

Për vrasjen e Jurgen Kurtit policia ka shpallur të birin e tregtarit të vrarë në Durrës, Dervis Arapi, pasi menaxheri i VIP-ave, ka qenë një prej të akuzuarve kryesorë nga familja e tij për vrasjen e Agim Arapit.

Por pavarësisht kësaj, Vjollca Arapi, bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi, është shprehur se familja e saj nuk ka lidhje me këtë vrasje. Edhe Dervis Arapi pas shpalljes në kërkim policor, u shpreh se ndonëse nuk ka ndjerë dhimbje për vrasjen e Kurtit, ai nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. (Lexo këtu) Dervis Arapi është shprehur se është në dispozicion të policisë kur dhe ku të dojë ajo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alesio berberi arrestohen vrasesit e kurtit ekzekutimi i jurgen kurtit elsi levendi jurgen kurti olsi qalliaj vritet jurgen kurti alesio berberi arrestohen vrasesit e kurtit ekzekutimi i jurgen kurtit elsi levendi jurgen kurti olsi qalliaj vritet jurgen kurti

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen