6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
DURRËS–Pas Lushnjes, një tjetër shtëpi bari ëshë zbuluar në Durrës. Sot është finalizuar operacioni Papafingo, ku është arrestuar personi që kishte marrë me qira banesën. Në procedim penal janë edhe dy punonjës të OSHEE, pasi sipas policisë së Shtetit, nuk kanë konstatuar vjedhjen e energjisë elektrike. Ky është rasti i dytë në më pak se 24 orë që policia godet një metodë të re të trafikut të drogës, që është “shtëpia e barit”. Kjo metodë e re, e aplikuar gjerësisht në Angli, duket se po shihet si zgjidhje edhe në Shqipëri.
NJOFTIMI I PLOTW:
Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.
Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga stacioni i Policisë Plazh u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Papafingo”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 62 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se ky shtetas e kishte përshtatur banesën, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.
Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
(d.a;f.g/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
DURRËS- Dalin të tjera detaje nga vdekja e 3 anëtarëve të një familje nga Kosova në Durrës. Familja Haliti, nëna, djali dhe nusja, e cila jetonte në zonën ...
KRUJË-Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e djeshme aksidentalisht në Krujë.Bombula e cila përdorej për gatim ishte brenda në banesë dhe si pasojë është lë...
ELBASAN– Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen ‘Skënderbej’ në qytetin e Elbasanit.Kanë qenë banorët e qyte...
DURRËS– Një 56-vjeçar është gjendur i mbytur nga peshkatarët e zonë në Porto Romano mëngjesin e sotëm.Viktima është i identifikuar me iniciale...
TIRANË– Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot i kthjellët i alternuar me vranësira të lehta por që në pjesë më të madhe të vendit tonë do të jetë m...
TIRANË– Më shumë se një e katërta e martesave përfunduan në divorc në vitin 2019 (26.1 divorce për 100 martesa nga 21 vitin e mëparshëm), duke shënuar një ...
DURRËS– Mbrëmjen e djeshme një tragjedi ka goditu një familje nga Gjilani i Kosovës të cilët ndodheshin me pushime në Durrës.Policia e Durrësit në një dekl...
DURRËS– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Haliti të Gjilanit, ku tre anëtarët e familjes, Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë vdekur për shkak të ...
GJILAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shqipëri, ku tre anëtarët e një familje nga Kosova kanë humbur jetën. Telegrafi shkruan se nëna, djali d...