Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Zgjedhjet e 30 qershorit, Meta: Heronjtë e votave socialiste…thumbi për Ramën
1 Korrik 2019, 09:36Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta komenton zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kreu i shtetit bën me dije se Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan nga kurthi i 30-qershorit. Meta thotë se nuk ka asnjë suprizë nga tejkalimi i planit, pasi siç shton ai, tanimë i duhet të shpikë edhe një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”. Meta thumbon edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se ka organizuar votimet socialiste.
Reagimi i plotë:
Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.
Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre.
Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”.
Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video.
Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Me përfundimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit, vëmendja kryesore e qytetarëve është tek opozita dhe lëvizja që kampi “Rama ik”, do të ndërmarr...
KUKËS-Safet Gjici i cili po fiton bashkinë e Kukës ka deklaruar së fundmi se do i shërbejë çdo qytetari pa bërë dallime politike. Në lidhje me votat...
TIRANË- Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të votimeve në Bashkinë e Kolonjës, ku kandidont...
TIRANE– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas denoncimit për parregullsitë me procesin e votimit dhe atë të numërimit. Në një reagim të shkurtër për med...
Tiranë- Ende vijon procesi i votimit në vend. Pak minuta më parë ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai shkruan vetëm “Faleminderit” dhe këtë mesa duket e ka për ...
SHQIPËRI- Hije të forta skandali në të dhënat për numërimin e votave të 30 qershorit. Parregullsi me Divjakën, Urën Vajgurore, Maliqin dhe të gjitha qytete...
Me një pjesëmarrje të ulët, por të qeta dhe paqësore, në Shqipëri përfunduan të dielën (30.06) Lokalet 2019. Ato janë të parat zgjedhje në Shqipërinë post-komun...
TIRANË- Shtyhet seanca e parë ndaj ish- deputetit të Partisë Socialiste Arben Çuko dhe 5 të tjerëve të akuzuar për korrupsion.Seanca e radhës për &C...
Tiranë- Në 28 bashki të vendit është mbyllur procesi i votimit dhe janë përzgjedhur kandidatët e PS-së.Mbyllet numërimi i votave ne 28 bashki ne vend dhe kanë ...
TIRANË- Një atmosferë heshtjeje mbizotëron sot në Partinë Demokratike, një ditë pas zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën ditën e djeshme në të gjithë vend...