LIVE UPDATES
Aktualitet

Transferimi i dosjes 184, PP: U bë nga Braho, s’ka grup kriminal, por bashkëpunim të thjeshtë

22 Gusht 2019, 09:17 Nga DOSJA
Transferimi i dosjes 184, PP: U bë nga Braho, s’ka grup kriminal, por

TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme një ditë pasi u bë publik vendimi për transferimin e dosjes 184, nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës, ka reaguar sot me anë të një njoftimi për mediat.  Duke iu përgjigjur akuzave të ngritura nga PD, Zyra e shtypit të Prokurorisë së Përgjitshme bën me dije se  vendimi është marrë nga Krimet e Rënda në datën 15 korrik 2019, duke shpallur moskompetencë.  Më tej shtohet se vendimi për transferimin në Dibër nuk është marrë nga Arta Marku, por nga vet Prokurori i çështjes Klodian Braho, pasi është ndryshuar vepra penale për të cilën hetohet.  Sipas PP, nuk ka grup kriminal në dosjen 184 por vetëm “bashkëpunim të thjeshtë”. 

Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”, shkruhet në njoftim.

Më tej në reagim shtohet se: Argumentet e tjera të paraqitura në parashtrimin e mosmarrëveshjes për kompetencë, nuk janë të tilla që të kenë ndikim në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ato i përkasin një faze të mëvonshme, pas regjistrimit të çështjes dhe caktimit të prokurorit që do e hetojë atë. Vetëm në atë moment një prokuror mund ta gjejë vetën në kushtet e konfliktit të interesit apo të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media lidhur me shpalljen e moskompetencës nga Prokuroria për Krime të Rënda, për procedimin penal nr.184/2016, regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhënia e  shpërblimeve dhe premtimeve”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 248, 328, 329 dhe 333/a të K. Penal, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se:

Me vendimin e datës 15.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, bazuar në nenet 28/1, 74, 75/a, 76 dhe 84 të Kodit të Procedurës Penale ka shpallur moskompetencën për këtë procedim penal, duke kaluar aktet në Prokurorinë pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër.

Ky vendim është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të cilësimit juridik të veprës penale me urdhrin e datës 12.07.2019. Me këtë akt, në bazë të nenit 287/2 dhe 315/3 të Kodit të Procedurës Penale, është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

Me aktin e datës 21.07.2019, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë, kërkesën për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për kompetencat për këtë procedim penal, duke i kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm caktimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, si prokurori kompetente për ushtrimin e ndjekjes penale në procedimin penal nr. 184/2016.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër e ka bazuar këtë kërkesë në disa arsye:

Së pari, veprat penale janë kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe për këtë vepër është kompetente Prokuroria për Krime të Rënda.

Së dyti, prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik.

Së treti, prokurorët e Prokurorisë Dibër janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnë çështjen në fjalë.

Së katërti, Prokuroria Dibër nuk ka staf të mjaftueshëm për të përballuar këtë çështje.

Prokurori i Përgjithshëm, pasi shqyrtoi aktet e procedimit penal nr.184/2016, si dhe pasi vlerësoi arsyet e paraqitura në kërkesën për parashtrim të mosmarrëveshjes për kompetencë lëndore, vlerësoi se:

 

Nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, pas kryerjes së veprimeve hetimore në tërësi dhe përfundimit të plotë të transkriptimit të përgjimeve, më datë 12.07.2019 është urdhëruar ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale nga forma e veçantë e bashkëpunimit “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë” , veprim ky që e ka bërë Prokurorinë për Krime të Rënda të mos ketë kompetencën lëndore për vazhdimin e hetimit të çështjes penale.

Ndryshimi i cilësimit juridik, si dhe çdo veprim tjetër që lidhet me një çështje konkrete është atribut i prokurorit të çështjes dhe çdo prokuror, në ushtrimin e funksioneve të tij është i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).

Pavarësia e brendshme e prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale është e garantuar në nenin 148, pika 2 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë ku parashikohet se “Prokuroria është organ i pavarur që garanton mbarëvajtjen, kontrollin e veprimeve të saj dhe respekton pavarësinë e brendshme të prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit”.

Prokurori i Përgjithshëm, pavarësisht se, sipas nenit 89, pika 2 të K. Pr. Penale, duke qenë prokurori më i lartë, ka për detyrë të zgjidhë mosmarrëveshjet në fazën e hetimit paraprak mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes (neni 148/b i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 38, i ligjit nr.97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”). Por, duhet theksuar se çdo vendimmarrje e prokurorit, qoftë edhe ajo për ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale, kontrollohet nga gjykata, e cila përpara se të fillojë shqyrtimin e kërkesave të prokurorit, verifikon nëse e ka kompetencën lëndore apo tokësore për gjykimin e çështjes. 

Pas këtij ndryshimi të cilësimit juridik nga prokurori i çështjes, disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 328, 329 e 25 të K. Penal.

Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248, 328, 329 e 25 të K. Penal.

Të gjitha këto vepra penale janë në kompetencë lëndore dhe tokësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. 

Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale, nga neni “333/a i Kodit Penal” në nenin 25 të Kodit Penal” është atribut i prokurorit të çështjes dhe mund të bëhet në bazë të nenit 287/2 të Kodit të Procedurës Penale. Arsyetimi i prokurorit që ka parashtruar mosmarrëveshjen për kompetencë se prokurori duhej që, në bazë të nenit 329/a të Kodit të Procedurës Penale t’i drejtohej gjykatës për pushimin e akuzës, si organi i vetëm kompetent për vlerësimin e ekzistencës ose jo të një krimi, për të cilin është regjistruar një procedim penal, është i gabuar. Një procedurë e tillë është e detyrueshme në rastet kur duhet pushuar akuza ose çështja, për krime. Nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo.

Argumentet e tjera të paraqitura në parashtrimin e mosmarrëveshjes për kompetencë, nuk janë të tilla që të kenë ndikim në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ato i përkasin një faze të mëvonshme, pas regjistrimit të çështjes dhe caktimit të prokurorit që do e hetojë atë. Vetëm në atë moment një prokuror mund ta gjejë vetën në kushtet e konfliktit të interesit apo të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.

Nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë. 

Edhe argumenti tjetër se Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër nuk ka kapacitetet njerëzore, prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore pranë prokurorisë, për hetimin e mëtejshëm të këtij procedimi penal, kjo e konfirmuar edhe me kërkesat e vazhdueshme që i janë bërë KLP-së për prokurorë, nuk është i tillë që të ndikojë në përcaktimin e kompetencës lëndore. Ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore.

Si përfundim, Prokurori i Përgjithshëm, referuar përcaktimeve për kompetencën lëndore dhe tokësore, me Vendimin e datës 31.07.2019, ka arritur në përfundimin se kompetenca lëndore dhe tokësore për ushtrimin e ndjekjes penale për procedimin penal nr.184/2016, nuk i përket Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi ajo i ka dhënë faktit një cilësim të ndryshëm juridik, për vepra penale që nuk hyjnë në kompetencën e saj, por i përket Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër. Kjo prokurori duhet të pranojë aktet dhe të regjistrojë procedimin penal.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja 184 dosja 184 kalon ne diber krimet e renda prokuroria e pergjithshme dosja 184 dosja 184 kalon ne diber krimet e renda prokuroria e pergjithshme

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait