LIVE UPDATES
Politike

‘Lajm i mirë por i vonuar’/ Basha: U deshën tre vjet që të plotësoheshin vakancat te Gjykata Kushtetuese

26 Dhjetor 2020, 11:18 Nga DOSJA
‘Lajm i mirë por i vonuar’/ Basha: U deshën tre vjet

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me studentët e drejtësisë.

Sipas Bashës, drejtësia duhet të jetë armë kundër korrupsionit dhe kjo realizohet vetëm duke ia hequr drejtësinë nga duart partisë në pushtet. Kryedemokrati preku dhe çështjen e Gjykatës Kushtetuese për të cilën tha se është lajm i mirë por shumë i vonuar.

“Sa kohë që qeveria, kryeministri, pushteti investon gjithçka që mos të dalë para drejtësisë, mos ti japin përgjegjësi, si mund të ketë drejtësi?! Investimi i parë që reforma në drejtësi të ketë sukses është ndërrimi i pushtetit sepse ajo në vetvete do të plotësojë një nga kushtet bazë që ju e mësoni që në orët e para të së drejtës kushtetuese, që është ndarja dhe balancimi i pushteteve. Sa kohë që drejtësia është në kontrollin e legjislativit dhe ekzekutivit çfarëdo që të bësh, përpjetë të hidhesh, nuk ka për të patur drejtësi por ka për të patur korrupsion, pandëshkueshmëri. Por korrupsionin dhe faturën do ta paguajnë qytetarët, faturën do ta paguajnë prindërit tuaj, faturën do ta paguani ju.
U deshën 3 vjet të plotësoheshin vakancat në Gjykatën Kushtetuese, që sigurisht është një lajm i mirë por shumë i vonuar dhe reforma në drejtësi që të ketë sukses ka nevojë pikërisht për pasionin, pastërtinë dhe idealizmin e rinisë. Shumëkush thotë që drejtësia u kap nga partia në pushtet, kjo është një arsye më shumë që më 25 Prill të ndahemi nga partia në pushtet, sepse e dimë që me qeverinë e ardhshme, të paktën drejtësia nuk do të jetë pronë e qeverisë, dhe kjo siç e dini ju është një nga garancitë e shtetit të së drejtës: ndarja edhe balancimi i pushteteve “trias politika”. Askush nuk do të mund ta akuzojë qeverinë e ardhshme se e ka marrë peng drejtësinë, por ne do ta shtyjmë, do ta stimulojmë që të bëjë detyrat e saj, duke nisur me luftën kundër korrupsionit, duke bërë shembuj konkretë që ta zmbrapsim këtë bilanc të tmerrshëm: 7.2 miliard euro në 7 vite. Faturë e papërballueshme edhe nga vende me ekonomi 10 herë më të mëdha se tonat. Dhe kjo është arsyeja pse nga brezi i juristëve që po trajnohen sot patjetër t’i nxisim, t’i inkurajojmë që të jenë pjesë e kësaj lufte kundër korrupsionit, qoftë në sektorin publik ku të jeni të sigurt që meritokracia do të jetë kriteri bazë i punësimit, qoftë në sektorin privat ku po kështu pasja e juristëve, avokatëve, përfaqësuesve ligjorë është jo vetëm garanci për të drejtat e subjektit, të drejtat e njeriut , të drejtat e qytetarit por edhe një garanci për një proces të drejtë ligjor dhe për mbrojtjen në tërësi të ligjit, kushtetutës, pasurive, pronave, të lirive themelore të qytetarëve”, – tha Basha.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me studentet e drejtesise basha me studentet e drejtesise

Sondazh

Poll
Politike 25 Dhjetor 2020, 22:02

TIRANË– Analisti Baton Haxhiu ka treguar bisedën që ka bërë me Hashim Thaçin, ish-Presidentin e Kosovës që është në Hagë aktualisht.I ftuar në...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet