Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ditën e sotme ka publikuar gjetjet e një studimi. Sipas Alimehmetit, bëhet e ditur se studiuesit gjetën efekte shumë premtuese nga një mjekim antidepresion, Fluvoksamina. Fluvoksamina është një SSRI (inhibitor selektiv i rikapjes së serotoninës) që ka demonstruar se mund të reduktojë disa aspekte të përgjigjes inflamatore gjatë gjendjeve septike përmes rrugës së S1R-IRE1.
Në studim u futën 152 pacientë me COVID-19 të vetëkarantinuar në shtëpi, nga të cilët:
80 pacientë morrën fluvoksaminën një herë në ditë
Ndërkohë mjeku bën të ditur se studimi paraprak i kryer tek personat e rritur të cilët kanë pasur simptoma të Covid-19 ka treguar se pacientët në shtëpi të trajtuar me fluvoksaminë kanë më pak gjasa që të shfaqin përkeqësim të gjendjes në periudhën 15-ditore. Ndwr tw tjera Aliahmeti bwn thirrje qw tw tregohet kujdes pasi sipas tij studimi është i vogël dhe me kohë të kufizuar ndjekjeje.
POSTIMI I PLOTË
“Faktet e sotshme janë produkte të kërkimeve shkencore të djeshme.”
Cit.: Duncan MacDonald
Lajme të mira nga bota e kërkimit shkencor!
Në një studim eksperimental klinik, hipotezë-gjenerues, studiuesit e Universitetit të Ëashingtonit SHBA, gjetën efekte shumë premtuese nga një mjekim antidepresion:
FLUVOKSAMINA
Fluvoksamina është një SSRI (inhibitor selektiv i rikapjes së serotoninës) që ka demonstruar se mund të reduktojë disa aspekte të përgjigjes inflamatore gjatë gjendjeve septike përmes rrugës së S1R-IRE1.
Në artikullin e publikuar në prestiogjiozen JAMA (Journal of the American Medical Association) më 12 nëntor 2020 autorët japin të dhënat e studimit.
Studimi është i tipit eksperimental, i randomizuar, dyfish i verbër, me grup kontrolli të trajtuar me placebo, pra ndër studimet me metodologjinë më rigoroze të mundshme.
Në studim u futën 152 pacientë me COVID-19 të vetëkarantinuar në shtëpi, nga të cilët:
80 pacientë morrën fluvoksaminën një herë në ditë;
72 pacientë morrën placebo (lëndë pa efekt mjekues).
Objektivi kryesor ishte evitimi i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, që u përkufizua si prania e të dy kritereve më poshtë:
kriteri 1: vështirësi në frymëmarrje dhe shtrim në spital për shkak të vështirësisë në frymëmarrjes ose pneumonisë.
kriteri 2: saturime me oksigjen <92% në dhomë, ose marrja e oksigjenit shtesë për të arritur saturimin 92% ose më shumë.
Rezultatet e studimit janë shpresëdhënëse!
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ndodhi në:
0 ndër 80 pacientë të trajtuar me fluvoksaminë;
6 ndër 72 pacientë të trajtuar me placebo.
Diferenca absolute 8.7% (95%CI 1.8%-16.4%, p = 0.009).
Evente të padëshirueshme:
Grupi i trajtuar me fluvoksaminë:
1 event serioz i padëshirueshëm, dhe
11 evente të tjera të padëshirueshme.
Grupi i trajtuar me placebo:
6 evente serioze të padëshirueshme, dhe
12 evente të tjera të padëshirueshme.
Si rrjedhojë, autorët dalin në përfundimin se:
Studimi paraprak i kryer në të rritur me simptoma të COVID-19 tregoi se pacientët në shtëpi të trajtuar me fluvoksaminë kanë më pak gjasa që të shfaqin përkeqësim të gjendjes në periudhën 15-ditore.
KUJDES:
Studimi është i vogël dhe me kohë të kufizuar ndjekjeje.
Si rrjedhojë, vlerën e madhe e ka në gjenerimin e hipotezës dhe në krijimin e bazës për fillimin e studimeve më të mëdha.
Nëse këto të dhëna do të konfirmohen, atëherë do të kemi një kandidat shumë të për trajtimin fillestar të COVID-19, pasi fluvoksamina ka shumë anë pozitive:
profil sigurie shumë të lartë;
është lehtësisht i gjetshëm në treg;
ka kosto të ulët;
merret nga goja;
nuk shkakton zgjatjes të segmentit QT siç bëjnë SSRI-të e tjera.
Kujdes: nga ana tjetër duhen studiuar mirë efektet e ndërveprimit me barnat e tjera të dhëna gjatë trajtimit të COVID-19 apo të sëmundjeve të tjera shoqëruese.
Pra, mos vraponi të merrni këtë lloj mjekimi, pasi ende nuk ka të dhëna përfundimtare.
Shkenca ecën përpara, por ka hapin dhe ritmin e saj!
Ndërkohë respektojmë masat kundër përhapjes së SARS-CoV-2.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një incident ka tensionuar situatën tek kryeministria ku një grup nga protestuesit që ishin mbledhur që të protestonin para Ministrisë së Brendshme...
TIRANË– Përplasje tek protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha. Të gjithë janë mbledhur tek Kryeministria, duke kërkuar që të futen br...
TIRANË– Protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë që tu bashkohen në protestë. Në thirrje krah njëri-tjetrit, ata bëjnë thirrje që poli...
TIRANË– Një prej protestuesvë i ka bërë apel një prej efektiëvevë të Policisë së Shtetit. Ai i ka kërkuar efektivit që t’u bashkohet protestës ...
TIRANË– Protestuesit kanë ngjitur shkallët qetësisht për tek godina e kryeministrisë. Efektivët i kanë lejuar që të ngjiten larg dhe nuk i kanë kundërshtua...
TIRANË– Gazetari i JOQ Albania, Andi Llubashi ka folur pas plagosjes në protestë. Përpara kamerave, Llubashi tha se nuk e kuptoi as vetë se nga i erdhi god...
TIRANË– Protestuesit janë nisur për tek Kryeministria. Të gjithë qytetarët që kanë dalë në protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ishin për më shumë...
TIRANË– Nxehen gjakrat tek protesta për të riun e vrarë nga Policia e Shtetit, Klodian Rasha. Disa prej protestuesve janë thyer xhamat e dritareve të bodru...
TIRANË– Dëmtohet gjatë protestë për Klodian Rashën gazetari i JOQ, Andi Llabuti. I riu është kapur nga kamerat i shtrirë në tokë dhe me hundën plot gjak.Pr...
TIRANË– Një efektiv polici ka mbetur i plagosur në protestën në që po zhvillohet tek Ministria e Brendshme. Mësohet se polici është nxjerrë me ndihmë...