LIVE UPDATES
Aktualitet

20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, riinfektohet një personel shëndetësor, shtrirja në 5 qytete

6 Qershor 2020, 09:02 Nga DOSJA
20 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, riinfektohet

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24-orëve të fundit janë kryer 253 testime, nga të cilat janë shënuar 20 raste të reja të infektuara. Harta është përhapur në Tiranë, Shkodër, Krujë, Tropojë dhe Durrës. Disa nga  rastet e reja janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Ndërkohë një personel shëndetesor është riinfektuar pas thuajse 3 muajsh,  si kontakt familjar, mëgjithatë gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar.

Deri më tani 34 persona kanë ndërruar jetën për shkak të koronavirusit, ndërsa 925 persona të tjerë janë shëruar. Ndërsa në spitalin Infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. 

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 20 raste të reja, shkon në 1232 numri i të prekurve

Një humbje jete në 24 orët e fundit. Rreth 70% e rasteve aktive janë në Tiranë. 925 të shëruar nga fillimi i epidemisë.

Dr. Flutra Beqo

Ministria e Shëndetësisë

Ju informojmë rreth situatës së COVID19 në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit një 85 vjeçare nga Tirana ka humbur jetën në Spitalin Infektiv, e konfirmuar me COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese.  Deri me sot 34 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID19 pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 27 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.  Ndërkohë në Laboratorin e Virologjisë në ISHP kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me COVID19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve ne te gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 253 testime nga të cilat janë konfirmuar 20 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër, 3 në Krujë, 2 në Durrës, 2 në Tropojë. Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi.

Aktualisht kemi një personel shëndetesor të riinfektuar pas thuajse 3 muajsh, pra i infektuar për herë të dytë, si kontakt familjar. Gjendja e tij shëndetesore është e stabilizuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar në 925 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 18 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1232 raste. Në vendin tonë janë aktualisht 273 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës vetjake dhe shmangien e grumbullimeve.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (6 Qershor 2020)

Testime totale 18097

Testime molekulare 16062

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1232

Raste të shëruara 925

Raste Aktive 273

Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 187

Krujë 23

Shkodër 17

Kamëz 14

Durrës 10

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flutra beqo koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise shqiperi flutra beqo koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet