Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministrit Edi Rama duket se i ka sosur durimi me qytetarët e pabindur, të cilët dalin nga shtëpia pavarësisht masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Rama ka njoftuar se nga dita e nesërme, orari i lëvizjes do të jetë nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00 të pasdites. Ky orar do të përdoret për të gjitha pikat e shitjes së ushqimeve, ilaçeve, shërbimeve bankare, por do të jetë edhe koha kur do të punojnë edhe punonjësit e administratës.
“Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!,“-shkruan Rama.
POSTIMI I PLOTË
Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror! Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë! Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! Ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administrates. Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike! Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!
Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(K.M. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot pas publikimit të përgjigjes nga kompnia celulare, në të cilën shkruhej se mesazhi i dërguar...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur premtimin e bërë publik nga ambasadorja Yuri Kim, e cila shkroi se SHBA do mbështesë Shqip...
TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama ka shpërndarë sot videon e makinave të Forcave të Armatosura të cilat nga sot do të patrullojnë në rrugë të ndryshme në qytet...
TIRANË- Merr fund misteri! SMS-ja që iu dërgua moderatores Eni Vasili gjatë intervistës së saj me kryeministrin Edi Rama nuk është dërguar nga kryedemokrat...
TIRANË– Qeveria e kryesuar nga kryeministri Edi Rama ka ndryshuar të gjithë këshillin drejtues të Autoritetit të Aviaconit Civil. Në një ven...
TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashmte, ka dhënë sot një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që ndodhen në Austri dhe janë bllokuar aty për sh...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi, ka reaguar për planin ekonomik të preznatuar nga Kryeministri Edi Rama për përballimin e situatës së COVI...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetit, Endri Hasa, ka reaguar pas thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama q qytetart duhet t qndrojn n shtpi. N nj...
Tiranë- Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka njoftuar se SHBA është zotuar se do të japë 100 milionë dollarë për të ndihmuar Shqipërinë dhe vendet ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fëmijëve që të mos dalin nga shtëpitë.Teksa prezantoi ofertat që do të përfitojnë të gjithë shqiptarët në l...