Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Masë disiplinore ndaj Zani Çaushit në burgun e Drenovës, Gjykata e Korçës shfuqizon vendimin. Nuk dihet ç’ka ndodhu
15 Tetor 2020, 14:01Nga DOSJA
KORÇË– Gjykata e Korçës ka zhvilluar seancën duke ndryshuar edhe masën disiplinore ndaj Zani Çaushit. Gjatë gjyqit të zhvilluar dy ditë më parë, për Zani Çaushin ndryshoi vendimi i marrë nga Këshilli Disiplinor për arsye që ende nuk dihen. Nga ana tjetër Zani Çaushi është në pritje edhe të një seance tjetër për llogaritjen e ditëve të paraburgimit.
Masa disiplinore është marrë në datën 03.04.2020, ndërsa nuk bëhet e ditur për çfarë është marrë kjo masë. Ndërkohë Caushi është në një proces gjyqësor pasi pretendon se juristët i kanë ngatërruar vitet e qëndrimit në paraburg dhe kërkon një rillogaritje të tyre. Kjo pasi sipas Çaushit, ai ka bërë deri më tani 31 vite burg dhe jo 25, ashtu siç dhe i njihen në shtet.
Kush është Zani Çaushi?
Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.
Zani Caushi do të mbahet mend si personi që mori në mbrojtje ish-kryeministri italian Romano Prodi gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Gjatë vitit 1997, Caushi ishte i dënuar në një burg të sigurisë së lartë në Greqi, nga ku u arratis ku ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje. Në Vlorë gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda, 3 prej tyre ishin rivale me atë të Zanit: Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit dhe Banda e Pusit të Mezinit.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Raste të reja infektimesh ka pasur ditën e sotme në qytetin e Beratit. Kështu brenda kopshtit ’10 Korriku’ kanë rezultuar pozitive me koronav...
TIRANË– Eduard Ndocaj, i është nënshtruar një operacioni, pasi ka pasur një komplikacion me shëndetin e tij. Lajmin për këtë e ka dhënë vetë Ndocaj në një...
TIRANE– Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë reagoi pas lajmit se vaksinat e gripit do duhet të blihen në farmacitë ‘Orange Farmaci’ dhe në asnjë vend tjetër, du...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar ditën e sotme 5 persona, prej të cilëve 3 ishin shpallur në kërkim kombëtar. Policia bënë të ditur se ...
VLORË– Ditën e sotme banorët e Kaninës kanë paditur në gjykatë deputetin socialist Fate Velaj. Kjo padi është bërë për një çështje pronësie, pasi si...
TIRANË– Disa pronarë biznesesh në Tiranë bënë rezistencë duke kundërshtuar kohën e dhënë nga Bashkia e Tiranës për të lëvizur objektet e tyre. Një prej pro...
“Ra zilja. Hapa syrin magjik dhe pashë që një person me kasketë në dorë dhe me një kuti pice në dorë. I thashë bashkëshortit se është një picier”.Kështu e përsh...
TIRANË- Ditën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësorit ka miratuar vendimin për kohëzgjatjen e anëtarëve të tij. KLGJ ka marrë vendimin që mandatet 3-vjeç...
Komisioni Evropian ka miratuar të enjten strategjinë për vaksinimin masiv në BE kundër COVID-19, në pritje të konfirmimit të vaksinave të para që do të marrin l...