Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
‘I dënuar në Itali’, Valdrin Pjetri reagon pas akuzave të PD-së: Do flas pasi të shprehet Prokuroria
3 Gusht 2019, 12:37Nga DOSJA
TIRANË– Akuzat e Partisë Demokratike për Valdrin Pjetrin, kanë sjellë dhe një tjetër përplasje mes palëve. Dy ditë pas dërgimit të letrës në Prokurori, Partia Demokratike me anë të numrit dy të saj, ka komentuar dhe heshtjen e kreut të Bashkisë Shkodër. Gazment Bardhi në një reagim sot shkruante se kishte ndodhur ajo që priste ai, heshtja e qeverisë.
“Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Pastisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit. Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit. Ai ka detyrimin të shpjegojë pse nuk ka shkelur në Itali 10 vjet me rradhë, pse e kanë dëbuar nga vendi ku thotë se ka shkuar për studime? Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij.Këta janë një e keqe që nuk duhet të drejtojnë as Shkodrën, as Shqipërinë!”, ishte ky reagimi i Bardhit.
Ndërkohë pas kësaj deklarata, Valdrin Pjetri theu heshtjen dhe bëri një sqarim po në rrjetet sociale. Pjetri shkruan se është i hapur për të bërë çdo verifikim por jo me indicie publike.
“U njoha nëpërmjet kërkesës së Bardhi i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”. Sigurisht që jam i hapur mbi çdo verifikim timin por jo mbi “Indicie Publike”. Askush me mirë se Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të ktheje përgjigje kërkesës së z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të PD-së”, shprehet koordinatori i PS për qarkun Shkodër.
Vetëm dy ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërita e furigurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali, dhe nuk i lejohet që të qëndrojë në zyrën e kryetarit të Bashkisë Shkodër. Nga Prokuroria nuk ka ende asnjë reagim.
(K.M. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Patatja e nxehtë e krizës politike të 30 qershorit, ngeli në dorën e KQZ, anëtarët e të cilit u vendosën nën akuza publike, si dhe u morën në mbrojtje fizike ng...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje një qytetari që e ka pyetur lidhur për ish-kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dakon, i cili u sh...
Tiranë- Fatmir Mediu, kreu i partisë Republikane pas dështimit të mbledhjes së KQZ-së ka deklaruar se jetojmë në një republikë bananesh.Reagimi i plotë:Cdo gje ...
KUKËS-Safet Gjici është njeriu që do të drejtojë bashkinë e Kukësit për 4 vitet e ardhshme.Ditën e djeshme, në ambientet e prefekturës është bërë betimi, k...
Tiranë- Ish-deputeti Arben Ristani duket se nuk është në një linjë veprimi me opozitën dhe partinë e tij.Njësoj siç është shprehur kundër djegies së mand...
KORÇË- 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, në Ersekë ndodhi një ngjarje e rëndë. Kryetari i FRESSH, Pandi Cunge qëlloi me thikë një 35-vj...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar lidhur me aksionet anti-informalitet që po zhvillohen ditët e fundit në vend.Basha shkruan në rrjetet e tij,...
Tiranë- Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit të Republikës, Bahri Shaqiri pas lirimit të komandantit të Forcave Detare ka deklaruar se Ylber Dogjani...
Tiranë– Ambasada amerikane në vendin tonë ka publikuar disa foto nga New Jersey, ku shfaqet Haki Çako, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, që tashmë mban...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se avioni i linjës “Air Albania” që mbulon Italinë do të jetë “Migjeni”.“Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na mar...