Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
KLGJ shkresë Ardian Dvoranit për përfundimin e qëndrimit të tij në detyrë: Një javë kohë për të zgjedhur postin e ra
2 Korrik 2020, 16:48Nga DOSJA
TIRANË- Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, ka zbardhur argumentat e përfundmit të detyrës së gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranit. Në shkresën e dërguar në “postën” e gjyqtarit, KLGJ arsyeton me data të gjitha vendimet e marra duke theksuar se mandati i tij kishte përfunduar prej kohësh.
Emërimi i tre gjyqtarëve të rinj, sipas KLGJ-së nuk e zëvëndësonte Dvoranin, por këtij të fundit i mbaronte detyrimi për të ushtruar detyrën deri në emërimin e pasardhësit. Emërimi i tyre dhe vënia në dukje nga ana e presidenti Ilir Meta për përfundimin e mandatit të Dvoranit, ka shtyrë edhe nisjen e procedurave për largimin e tij nga detyra.
“Më datë 10.03.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi veprimtarinë gjyqësore dhe shërbimet në të gjitha Gjykatat e vendit. Pikërisht gjatë kësaj periudhë më datë 15.04.02020, çështja e vazhdimit të mandatit tuaj në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë u soll në vëmendje të KLGJ nga presidenti i Republikës, i cili më herët kishte emëruar në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së lartë, z. Sokol Sadushaj, Ervin Pipe dhe Ilir Panda. KLGJ vlerësoi se emërimi dhe fillimi i ushtrimit të detyrës nga tre gjyqtarët e rinj krijonte një situatë në raport me vazhdimin e qëndrimit tuaj në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë ndërkohë që mandati juaj ka mbaruar më darë 24.02.2014 por që qëndronit në detyrë deri në emërimin e pasardhësit. Pikërisht kjo situatë meritonte që të trajtohej. KLGJ arriti në përfundimin se pas emërimit dhe fillimit të ushtrimit të detyrës së tre gjyqtarëve të rinj të GJL, për ju ka mbaruar detyrimi kushtetues për të qëndruar në detyrën e gjyqtarit në këtë Gjykatë,”-shkruhet ndër të tjera në shkresën e KLSH-së.
Në përfundim të shkresës, KLGJ i jep një jave kohë gjyqtarit Dvorani për të shprehur interesin e tij me shkrim në KLGJ për emërimin e tij të radhës, por kësaj here në një Gjykatë Apeli.
“KLGJ iu fton të shprehni nëse do ta ushtroni të drejtën për interesin e emërimit me qëllim për të ndjekur procedurat përkatëse për realizimin e saj. Qëndrimin tuaj, ju fton ta parashtroni me shkrim brenda një jave,”– shkruhet në fund.
Disa javë më parë, me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të njoftohet nga Këshilli për t’u caktuar në një pozicion në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Dvorani ka pasur përplasje edhe me presidentin Meta, i cili erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese, dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED.
Sipas Metës, Dvorani shkeli ligjin duke kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Për çështjen iu kërkua mendim edhe Komisionit të Venecias, që i dha të drejtë presidentit Meta. Gjithashtu Meta ka përmendur gjithë kohës në deklaratat e tij për mediat se gjyqtari duhet të largohej edhe nga Gjykata e Lartë pasi i kishte përfunduar mandati.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, nënshkroi sot marrëveshjen me ministrin turk të Mjedisit, Murat Kurum, për ndërtimin e 522 banesave indivi...
FIER-Prokuroria e Fierit ka kopsitur dosjen e grabitjes së pikës së Exchange në Fier dy vite më parë, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi dhe u plagos Gëzim Hoxha. Pë...
TIRANË– Skulptori Agim Rada i ka dedikuar një vepër 2 Korrikut 1990, ditë kur shqiptarët kanë hyrë në ambasadën gjermanë në Tiranë.Gjatë ceremonisë së zhvi...
DURRËS -Të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.13 të qytetit të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të një hoteli në pranë urës së Dajl...
Problematikat e hasura me pronat në bregdet duket se kanë çuar qeverinë që të marrë një masë ekstreme për menaxhimin e tyre duke shtetëzuar të gjithë vij...
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, shprehet se lënia e Shqipërisë jashtë kufijve të Bashkimit Europian ka ardhur nga frika e një vale të re ...
DURRËS– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme si kokainë, ka...
TIRANË– Bashkëpunëtori i fundit në vrasjen e Hekuran Billës është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Dosja.al mëson se ai është nga Shkodra dhe roli i ti...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme, e njohur ndryshe si SPAK ka kërkuar që të sekuestrojë pasuritë e të njohurit si ‘i forti i rrugës së Kavajës’, Emiljan...