LIVE UPDATES
Aktualitet

Vjedhje, dhunë në familje dhe trafik droge, arrestohen 6 persona, një ishte shpallur në kërkim. Policia jep detajet

26 Maj 2020, 11:37 Nga DOSJA
Vjedhje, dhunë në familje dhe trafik droge, arrestohen 6 persona,

TIRANË– Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale për të cilat ishin shpallur në kërki. Një 29-vjeçar me iniciale J. H. është arrestuar pasi iu gjetën 205.4 gr kanabis me vete.

Për vjedhje të disa artikujve ushqimore, është arrestuar shtetasi A. A., 25 vjeç, ndërsa nën hetim është vendosur 17-vjeçari me iniciale A. N. Për të njëjtën akuzë është prangosur edhe 35-vjeçari me iniciale R. T., pasi u kap teksa po tentonte që të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar.

27-vjeçari me iniciale E. S., ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij dhe është arrestuar. Ndërsa të njëjtin “fat” me të ka pasur edhe K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë prangosur sepse po drejtonin mjetin në gjendje të dehur. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, njëri prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe disa sende të vjedhura.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin J. H., 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 205.4 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 25 vjeç, si edhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës, për shtetasin A. N., 17 vjeç, pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një sasi lekësh dhe sende personale në mjetin në pronësi të shtetasit R. Sh., si dhe disa artikuj ushqimorë në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit I. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja” e mbetur në tentativë, i shtetasit R. T., 35 vjeç. Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë patrullimit në rrugën “Kajo Karafili”, kanë konstatuar një shtetas që po tentonte të hapte bagazhin e një mjeti të parkuar. Sapo ka parë shërbimet e Policisë ai është larguar me biçikletë, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Mihal Duri”. Gjatë kontrollit fizik shtetasit R. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sende që i përdorte për të vjedhur (dy fletë sharrë hekuri, kaçavida dhe pinca), si dhe biçikleta më të cilën u largua ( e cila rezultoi e vjedhur).

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 27 vjeç, pasi më datë 25.05.2020, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit K. Sh., 56 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll
Aktualitet 26 Maj 2020, 09:55

TIRANË- Mjeku Tritan Kalo në një intervistë për Abc e Mëngjesit është shprehur se tashmë kurba e koronavirusi tështë në rënie në të gjithë botën dhe jo vet...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet