Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
125 të infektuar për 24 orë! Shqipëria shënon rastet më të ulta me COVID prej muajsh, MSH bën BILANCIN: 4 pacientë humb
12 Prill 2021, 15:39Nga DOSJA
TIRANË– 4 viktima dhe 125 të infektuar nga pandemia e koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, duke shënuar kështu rastet më të ulëta prej muajsh në vend. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë ndërruar jetë pacientë nga Tirana, Gjirokastra, Fier dhe Malësia e Madhe, të gjithë të moshave 63 – 82 vjeç. Nga 1983 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë, ndërsa janë shëruar 546 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1983 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 125 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec. Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (12 Prill 2021)
Raste të reja ditore 125 Të shëruar në 24 orë 546 Të shtruar në spitale 204 Humbje jete në 24 orë 4 Testime ditore 1983
Testime totale 591,590 Raste pozitive 128,518 Raste të shëruara 98,269 Raste Aktive 27,928 Humbje jete 2,321
TIRANË– Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë në protestë kundër bllokimit të rrugës kryesore nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe nga Bashkia e Tiranës. Gja...
LUBJANË– Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa ka trazuar ujërat politikë të rajonit të Ballkanit. Një letër jo-zyrtare, e cila pretendohet se është...
TIRANË– Gjatë fundjavës, policia ka intensifikuar kotrollet në akset kryesore rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe respektimin e rregullave të...
TIRANË–Aksion blic në zonën e Saukut në kryeqytet! Policia e Shtetit ka prangosur 5 persona, mes tyre dhe të dënuarin përjetë në Greqi, Hektor Qiriazin. Ky...
TIRANË– Minsitria e brendshme njoftoi sot se shtyhet afati i letërnjoftimeve deri në Shtator të 2021.Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale të i...