LIVE UPDATES
Politike

‘Kajmaku’/ PD nxjerr të dhënat e TIMS: Është Jorgo Toto, numri autentik i pasaportës e provon

27 Gusht 2019, 11:49 Nga DOSJA

TIRANË- Partia Demokratike akuzon prokurorinë dhe kryeministrin Edi Rama se po mbrojnë Agim Kajmakut, pas publikimit të demokratëve dje se kryebashkiaku i Vorës ka hesape të hapura me drejtësinë greke. Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi në një deklaratë botoi sot të tjera dokumente që sipas demokratëve provojnë se Jorgo Toto është Agim Kajmaku.

Dokumentet janë të dhënat e sistemit Tims ku shihet se Kajmaku ka qenë posedues i një pasaporte me numër: Z0148497. Kjo sipas PD, përkon me numrin unik të pasaportës së Jorgo Totos, gjatë administrimit të të dhënave në kohën që ka qenë i arrestuar në Greqi. Dje demokratët bënë publike dokumentet ku thuhej se Jorgo Toto, identitet për të cilin akuzohet se e ka mbajtur Kajmaku, është arrestuar në vitin 2003 në Janinë, pasi ka tentuar të blejë fidanë me 4500 euro false.

Dokumentet e botuara sot nga PD:

Deklarata e plotë e Gazmend Bardhit:

Shqiptarët panë dje me dokumente autentike se kandidati i Edi Ramës për Vorën,  është një kriminel, që ka fallsifikuar Formularin e Dekriminalizimit, për të mbuluar  të kaluarën e tij kriminale dhe për t’i shpëtuar ligjit.  Shqiptarët u bënë dëshmitarë edhe të heshtjes që ka plllakosur mbi Edi Ramën,  pasi iu zbulua edhe krimineli i dytë brenda një muaji. Edi Rama vazhdon të heshtë, duke bërë sikur nuk dëgjon dhe nuk shikon se pakti me krimin për të uzurpuar  edhe pushtetin lokal po zbulohet çdo ditë para shqiptarëve me fakte e prova.  Megjithëse vetë hesht, duke mos mbajtur asnjë përgjegjësi për kriminleët e  propomovuar prej tij, Edi Rama e detyroi Agim Kajmakun dje të bëhej qesharak,  duke u viktimizuar me histori emigracioni, që nuk kanë lidhje fare me të vërtetën e historisë së tij kriminale.

Partia Demokratike paraqiti dje 5 fakte.

Megjithëse provat janë publike, Edi Rama vazhdon të heshtë për t’i dhënë kohë  strategjisë së tij prej burracaku, që nuk i mbron direkt kriminelët e vet në bashki,  por përdor mercenarët në media për të thënë se Agimi Kajmaku nuk është Jorgo  Toto, i arrestuar në Greqi.  Me pseudo alibinë se Jorgo Toto i arrestuar në 2003-shin është një person tjetër  dhe se emri është thjesht një rastësi me atë që ka përdorur dikur Agim Kajmaku,

Edi Rama synon të mashtrojë qytetarët, duke mbrojtur pushtetin e vet kriminal. E vërteta është ajo e deklaruar nga Partia Demokratike që dje. Jorgo Toto, i arrestuar në Greqi në vitin 2003, me masë arresti në burg, në fuqi,  për kryerjen e një krimi, është ekzaktësisht Agim Kajmaku, kandidati i Edi Ramës  për Vorën., megjithëse ai, në momentin e arrestimit, ka dhënë emra fallco për  nënën dhe babin e tij.

Në vendimin e drejtësisë greke, të cilin ne e bëmë publik dje, Jorgo Toto paraqitet  me amësi Parashivi dhe atësi Thanas. Kjo ka ndodhur, sepse në pasaportën e  shtetasve shqiptarë nuk pasqyrohen të dhënat e atësisë dhe amësisë. Për këtë  arsye, në procesverbalin e arrestimit, të dhënat për atësinë dhe amësinë,  pasqyrohen ashtu siç deklarohen nga vetë i arrestuari.

Pavarësisht përpjekjes për të mashtruar autoritetet greke, në momentin e  arrestimit Jorgo Toto ka patur me vete pasaportën e tij, e cila ka një numër unik  identifikimi dhe e cila është regjistruar në vendimin për arrestimin e Jorgo  Totos.

Në faqen 13 të këtij vendimi, të publikuar dje, thuhet se shtetasi i arrestuar për  krimin që dënohet me jo më pak se 10 vjet burgim, është shtetasi shqiptar Jorgo  Toto që posedon pasaportën me nr. Z 0148497.

Sipas rregullave në fuqi, kur një shtetas pajiset me pasaportë, të dhënat e tij  hidhen menjëherë në sistemin shtetëror TIMS. Këtë dokument autentik ne e posedojmë dhe, nëpërmjet tij, provojmë në mënyrë  të pakundërshtueshme se Agim Kajmaku i Bashkisë së Vorës është Jorgo Toto, i  arrestuar në vitin 2003 në Greqi.

Sipas sistemit shtetëror TIMS, Agim Kajmaku (që është ekzaktësisht personi që  shikoni në foto), kur ka patur emrin Jorgo Toto, i datëlindjes 06.07.1971, i biri i  Imer dhe Maxhe, ka qenë posedues ekzaktësisht i pasaportës me Nr. Z 0148497. Kjo është një provë e pakontestueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi me  pasaportën me nr. Z 0148497, është Jorgo Toto, që ju shikoni në foto, me  pasaportën me nr. Z 0148497, dhe që sot mban emrin Agim Kajmaku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimi i agim kajmakut ne greqi denimi i agim kajmakut ne greqi gazmend bardhi arrestimi i agim kajmakut ne greqi denimi i agim kajmakut ne greqi gazmend bardhi


Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion