Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Shtetit vijon me patrullin për shkelësit e karantinës. Gjatë 24 orëve të fundit, janë ndëshkuar me heqje patente dhe bllokim mjeti, 43 shoferë, ndërsa 330 qytetarë janë gjobitur me 10 mijë lekë sepse qarkullonin pa arsye. Në Gjirokastër është arrestuar 23-vjeçari nga Këlcyra me inicale J. C., pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa.
Ndërsa në Tiranë është kapur 22-vjeçari nga Kavaja me iniciale M. I., 22 vjeç,
pasi po lëvizte gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes dhe nuk i është bindur urdhrit policëve për të ndaluar por ka tentuar që të largohet me vrap.
Pronarët kanë nisur që të hapin edhe lokalet, pasi deri më tani janë konstatuar 6 të tilla, dhe si pasojë janë gjobitur administratorët.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 43 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″. Në Gjirokastër është arrestuar në flagrancë shtetasi J. C., 23 vjeç, banues në Këlcyrë, sepse gjatë pasdites së djeshme, në qytetin e Këlcyrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa. Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 330 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë. Në Tiranë është proceduar penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi M. I., 22 vjeç, banues në Kavajë, pasi po lëvizte gjatë orarit të kufizuar të lëvizjes dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me vrap. Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 4 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbra të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura. Në të gjithë vendin janë konstatuar 6 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT- Arrestohen nga policia e Beratit dy persona të dyshuar si hajdutët e dyqaneve në fshatin Moravë dhe Lapardha. Të prangosurit janë B. P., 39 vjeç, ...
TIRANË- Numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 433, pasi në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv dhe 17 persona të tjerë pas testeve t...
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar për jetën e shumë të kërkuarit Orgest Bilbilin. Sipas informacioneve mësohet se Bilbili bashkë me një mikun e tij kishin...
TIRANË- Vajza që mbeti e plagosur aksidentalisht, gjatë ngjarjes së rëndë të ndodhur paraditen e djeshme pranë “Xhamllikut” në Tiranës, ku policia u përpla...
TIRANË- Gjendja shëndetësore e deputetit Adriatik Alimadhi sa vjen dhe po përmirësohet, është ky lajmi që vjen nga spitali COVID-1. Sipas informacioneve më...
VlorëGoditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet me anë të metodave speciale të hetimit, operacioni antidrogë “Ka...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka qënë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” ku edhe ka folur lidhur me koronavirusin në vend.Moderatori i emisionit, A...
Situata jo e zakontë që krijoi pandemia COVID-19 në shëndetin e popullatës kudo në botë ra si një ortek pa lajmëruar në ekonomi, duke sjellë anormalitet në të g...
TIRANË– Sot ishte dita e fundit e daljes për këtë javë, pasi prej orës 13:00 ka nisur izolimi dhe gjithçka është mbyllur. Të dielën nuk do ketë asnj...